English

Aleanca Kuq e Zi apel qeverisë për censusin: Ndyshoni formularin

Lushnje, 20 shtator 2011, NOA - Aleanca Kuq e Zi mbërriti sot në qytetin e Lushnjes, në një forum të hapur me qytetarë, student dhe aktivistë që mbështesin kauzën e kësaj aleance. Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi i bënë thirrje qeverisë të ndryshojë fromularin e rregjistrimit të popullsisë vetëm në dy pikat mbi përkatësinë etnike dhe besimin fetar. Qeveria të zbatojë menjëherë vendimin e gjykatës Kushtetuese e cila shfuqizoi të gjitha dispozitat mbi ndryshimin e kombësisë në legjislacionin shqiptar. Ky vendim sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi falsifikimin e regjistrave mbi kombësinë dhe manipulimin e mijëra shqiptarëve të konvertuar në grek. Në bazë të Kushtetutës se Rëpublikës së Shqipërisë, autoritetet shtetërore e kanë për detyrim zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe natyrisht për rrjedhojë edhe vendimin e gjykatës Kushtetuese “për ndryshimin e kombesisë”. Në deklaratën e sotme për shtyp, Aleanca Kuq e Zi bën apel që rregjistrimi i popullsisë duhet të zhvillohet si një nevojë dhe domosdoshmëri për standartin dhe zhvillimet që po kalon Shqipëria, por ajo bën thirrje që në këtë formularë të mos përfshihet pyetjet për etninë. a.q/NOA

KOMENTE