English

Britani, reshje dëbore në muajin tetor, parashikohet një dimër i ftohtë

E martë, 20 tetor 2011, NOA- Britania është gati të përjetojë një dimër të ftohtë, shoqëruar me reshje dëbore, të cilat pritet të mbërrijë muajin e ardhshëm, kanë paralajmëruar meteorologët. James Madden, nga Exacta Weather lidhur me këtë çështje tha se, “Parashikohet se shenjat e para të dimrit dhe dëborës të shfaqen sapo të hyjmë në muajin tetor apo në nëntor, të këtij viti. Ndërsa në muajt dhjetor, janar dhe shkurt, Britania e Madhe të përjetojë temperatura nën mesataren.” Ai shtoi se Skocia do të përballet me një mot të keq, duke përfshirë këtu edhe mundësinë e reshjeve të dëborës. Gjithashtu, Irlanda pritet të pushtohet nga masa të ftohta ajri dhe dëbore, të cilat vinë nga Arktiku për periudha të zgjatura kohore. Madden tha për Daily Express: “Gjatë katër viteve të fundit, në muajin nëntor, reshjet e dëborës nuk kanë qenë të radha. Ndërkohë që me temperaturat nën mesatare, ka shanse të mëdha për ngrica”. Parashikimi i motit ka treguar dje se, muaji tetor, nëntor dhe dhjetor do të goditen nga temperatura rreth dy gradë më të ulëta se mesatarja. Ndërsa ekspertët thanë javën e kaluar se, Mbretëria e Bashkuar është goditur nga uragani Katia, muajin e kaluar, i cili shkaktoi dëme të mëdha në vlerë, rreth 100 milion £. a.koçi/NOA

KOMENTE