English

Kosovë, hapet një prej pikave kufitare në veri

Bërnjak, 20 shtator 2011, NOA - Pasditen e sotme është rihapur njëra, nga dy pikat kufitare me Serbinë. Serbët kosovarë, të cilët nuk e njohin autoritetin shtetëror të Kosovës e që kundërshtojnë ri-instalimin e tij në veri, kishin vënë barrikada rrugore në atë pjesë të vendit pas aksionit të fundit të qeverisë për rihapjen e pikave doganore. Zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hatën, tha se këmbësorët mund të lëvizin tani përmes njërës nga pikat kufitare. Ai tha se pika tjetër mbetet e mbyllur, por se pjesëtarët e misionit evropian, ata të Doganave të Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it janë të stacionuar atje. Gjithashtu, Hatën bëri thirrje për largimin e barrikadave rrugore në mënyrë që të mundësohet sërish liria e lëvizjes në atë zonë. a.q/NOA/RTK

KOMENTE