English

Libia, Obama: U hap kapitull i ri

Uashington, 20 shtator 2011, NOA - Presidenti i SHBA-së, Barack Obamanjë konferencë për shtyp, ka folur për situatën në Libi, duke vlerësuar si “kapitull të ri”, periudhën pas përmbysjes së regjimit të Muamer Gadafit. “Sot, populli i Libisë po shkruan një kapitull të ri në jetën e vendit të vet. Pas katër dekadash të territ, ata tashti mund të ecin në rrugë të çliruar nga tirani. Ata bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet në gazetat e reja dhe në radio e televizion, në sheshet publike dhe në blogjet personale”, tha presidenti Obama, duke folur në selinë e Kombeve të Bashkuara, para bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të Shteteve të Bashkura dhe aleatëve, për ardhmërinë e Libisë. Në ceremoni merrte pjesw lideri i Këshillit Tranzicional Kombëtar të Libisë, Mustafa Abdel Xhalil, i cili ka premtuar proçese korrekte gjyqësore për anëtarët e regjimit të përmbysur. a.q/NOA

KOMENTE