English

Mbërrin në Shqipëri telefoni i parë në botë me Facebook ® të integruar

Telefoni Vodafone 555 Blue tashmë në dyqanet Vodafone vetëm për 9000 Lekë (me TVSH) Tiranë, 20 Shtator 2011 NOA - Vodafone Albania sjell ekskluzivisht për tregun shqiptar telefonin inteligjent Vodafone 555 Blue. Vodafone 555 Blue është i pari telefon në botë që është dizenjuar për të patur në qendër të funksioneve të veta komunikimin përmes Facebook në mënyrë që njerëzit të munden të komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme më miqtë e tyre kudo që ata të gjenden. Dizenjo e Vodafone 555 Blue reflekton në çdo aspekt dëshirën e njerëzve për të qenë të informuar për të rejat më të fundit dhe për të komunikuar me miqtë e tyre kudo dhe në çdo kohë. Drejt e tek Facebook, sapo e nxjerr nga kutia: Facebook është aktiv sapo telefoni ndizet. Sistem plotësisht i integruar i postës: Mesazhet e Facebook shfaqen tek lista e postës së telefonit së bashku me mesazhet e shkurtra dhe emailet. Realizim dhe dërgim i shpejtë i fotove: fotot e bëra përmes kamerës prej 2 Megapiksel të Vodafone 555 Blue mund të ndahen me miqtë vetëm përmes një klikimi. E lehtë për të qëndruar në kontakt me miqtë: profilet që miqtë tuaj kanë në Facebook sinkronizohen automatikisht në listën e kontakteve të telefonit. Gjithmonë i informuar: Vodafone 555 Blue rifreskon të dhënat në kohë reale dhe shfaq në ekran të rejat më të fundit. Kontroll me një klikim: butoni “F” për Facebook mund të caktohet për të kryer një numër “detyrash”, përfshi postimin e menjëhershëm të rifreskimit të statusit tuaj në Facebook me foto nga galeria apo lidhje (links) nga shfletuesi i internetit. Formë tërheqëse: navigim me prekje përmes trackpad, ekrani panoramik 2.4” dhe tastiera me butonat QWERTY janë ideale për chat, email dhe rifreskim te statuseve në Facebook. Të gjithë klientët e rinj që blejnë këtë aparat do të përfitojnë falas 500MB internet çdo muaj për 6 muaj me radhë, ndërsa klientët ekzistues me parapagesë do të përfitojnë një paketë javore interneti prej 200 MB. Ky telefon inteligjent unik është dizenjuar dhe sjell tek konsumatori falë një bashkëpunimi midis Vodafone dhe Facebook ® i cili u njoftua në fund të korrikut 2011. Ky telefon vjen në Shqipëri me çmimin fantastik prej 9000 Lekë (me TVSH). e.t/NOA

KOMENTE
  • Behar Muçolli22:11 - 20 Shtator 2011
    super Vodafone.