Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 20 shtator 2011
English

Pasqyra e shtypit, 20 shtator 2011

Tiranë, 20 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 20 shtator 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Ministrave u hiqet buxheti dhe tenderat. Projekti “Bode sjell ndryshime të forta në marrëdhëniet ministër-sekretar”. Argumente të tjerë të ditës: Beogradi: Në Shqipëri mungon toleranca”; “Bulqizë, minatorët nisin grevën e dytë të urisë”; “Rama: Prokuroria duhet të shpallë të pandehur Rulin”; “Intervista. Veliaj: Rama kryeministër”; “Taksa e paligjëruar e arsimimit”; “Mashtrimi, operacioni kompania guaskë u dekonspirua”; “Komisioni i Arsimit. Deputetët: Drejtorët e shkollave emërime politike”; “Arkivat ruse: Pozita e Shqipërisë në dosjet ruse”; “Papunësia: Amerika dhe beteja për papunësinë”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Në gjithë vendin. Universitetet, mbeten tre mijë kuota të lira”. Në faqen e parë veçojmë titujt: “Rama: Nuk votojmë ligjet me 3/5. Topalli: Kursi i ri i Ramës një bllof, ka dëmtuar integrimin”; “Kabllogramet ruse për Shqipërinë, dokumentet për Enverin”; “Gazetarja Rudina Xhunga i jep fund beqarisë, fejohet me diplomatin Dritan Hila”; “Opinion nga Artan Hoxha: Modernizimi administrativ dhe opozita”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PD: Pse nuk duhen bërë”. Argumente kryesorë të faqes së parë: “Berisha në SHBA: Investitorët gëzojnë mbështetjen e shtetit”; “Rama: Reformat në BE të bëhen nga e para”; “Ndryshimet, drejtorët e shkollave: Tani me konkurs”; “Tiranë, paraliza nga aksidenti e shtyn në flijim”; “Nxënësit në Shqipëri, sa të tejngarkuar nga mësimet”; “Larmia dhe risitë e turizmit malor në një përmbledhje”; “Paradoksi. 40 përqind e mjekëve nuk njohin pasojat e ilaçeve”.

E përditshmja “Mapo” ka si argument kryesor: “Ngërçi politik. SHBA negociata sekrete me PD e PD në ambasadë”. Në vijim të faqes së parë: “Dragoti e Belushi, televizion me marketing për Ballkanin”; “Dosja Ëikileaks. Ëithers për zyrtarët: Si duhet të silleni me Berishën, Ramën dhe Topin”; “Mashtrimi me shitjen e naftës në Fier, zbardhet skema e transaksioneve”; “Fajdet. Asetet e ish-firmave piramidale, procedura e re e shitjes”; “Rinis greva e urisë, minatorët ngujohen në një lokal”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Vota për Palestinën. Shqipëria sanduiç mes SHBA dhe Europës”. Argumente të tjerë: “Opinion nga Ilir Dhima: Jo si mbretëresha në skakierë”; “Gërdeci, truku për të nisur gjyqin nga fillimi”; “Intervista, Dash Shehi: KQZ nuk duhet të ekzistojë”; “Festivali i këngës në RTSH, Adi Krasta prezantues”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE