English

Përplasja për statusin, PS e PD mohojnë përgjegjësitë

Tiranë, 20 shtator 2011, NOA / Albana Qehajaj - Në 12 tetor Bashkimi Europian pritet të publikojë raportin për statusin e vendit kandidat duke u mbështetur në realizimin e 12 rekomandimeve që i janë adresuar Shqipërisë. Politika shqiptare është përfshirë sot sërish nga replikat, pasi palët fajësojnë njëra -tjetrën për dështimin e pritur. Gjatë ditës së sotme, përfaqësues të së majtës dhe të së djathtës kanë akuzuar në media kampin politik kundërshtar për situatën aktuale.

E majta Deputeti socialist Ditmir Bushati tha se, nëse nuk fillon menjëherë puna për përmbushjen e 12 rekomandimeve të BE, statusi rrezikohet edhe vitin tjetër dhe për këtë, përgjegjësia sipas tij është e qeverisë.

“Nuk pres surpriza, pres një fotografim të realitetit shqiptar ashtu sic është, një diagnostikim të realitetit shqiptar shumë të kthjellët sic e bën gjithmonë KE dhe pres gjithashtu përcaktimin e një udhërrëfysi të qartë se ku duhet të ecë politika shqiptare. Shqipëria ka humbur shumë, them se jemi vonë edhe për vitin tjetër. Nuk e pengon opozita qeverinë për të luftuar korrupsionin, nuk e pengon edhe për të pasur një plan të qartë se kur do të përfundojë saga e kthimit dhe kompensimit të pronave, pasi edhe këto ditë po shohim vrasje mafioze që kanë në gjenezë të tyre pronën”, tha Bushati.

E djatha Demokrati Fatos Beja e cilëson të qëllimshëm qëndrimin politik të opozitës. “Përsëri jemi në situatën e bllokimit me dashje, me dëshirë të procesit normal të Parlamentit, që do të thotë se ju keni të drejtë që keni dyshime për kohën e ngelur në të cilën pritet arritja e rezultateve pozitive. Gjithsesi teknikisht është mundësia që ketë javë që të votojmë ato ligje që ndihmojnë integrimin. Opozita nuk dëshiron, ka dëshirë të pengojë qeverinë.”, tha deputeti demokrat Fatos Beja. Ky i fundit duke u ndalur në propozimin e PS-së për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, ka deklaruar se, kjo rregullore e përmirësuar në vitin 2005është e standardeve më të mira. “Në legjislativin shqiptar 60 minutëshi u vendos që deputetët të ngrinin shqetësime për zonat e tyre elektorale dhe u listua si pika e parë e seancës plenare në mënyrë që problematikat që deputetët ngrinin, të dëgjoheshin nga kolegët dhe ministrat përkatës”, sqaron Beja. Sipas tij, do të jenë grupet politike që do të marrin në shqyrtim propozimet që opozita do të sjellë, për të verifikuar në radhë të parë përputhshmërinë me standardet a.q/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi01:15 - 21 Shtator 2011
    Kur PD-PS s'kane faj,kush e ka fain? Kur arijne dy Partite ne themel te atdheut, PD-PS te perplasen sepse asnje nga to s'pranon fajin per statusin,do te thote qe seicila Parti s'ka kurajon,urtesine,e pranimit te mekatit perkates gjate ngercit mbi dy vite.Ky fakt kerkon jo vetem analize te thelle,trasparente,por mbi te gjitha te c'renjosim nje zakon te keq,te pergjithshem per ne shqiptaret,qe kur gabojme s'pranojme gabimin.Ndersa politikanet e Tiranes,vtem pas ketij mekati,mundet ta kuptojne se pa fituar, pa triumfuar,mbi veteveten kur e ke gabim,portat per ne BE do na mbyllen.Ndryshe eshte dhe opinioni qe futja ne BE kerkon disipline,kulture,edukate,drejtesi,trasparence,barazi para ligjit, qe politika jone nuk e arin dot.