Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bulqizë, minatorët në ditën e tretë të grevës së urisë
English

Bulqizë, minatorët në ditën e tretë të grevës së urisë

Bulqizë, 21 shtator 2011, NOA – Dhjetë minatorët e Bulqizës që nisën grevën e dytë të urisë tri ditë më parë kanë shfaqur shqetësimet e para shëndetësore. Minatorët po shfaqin dhimbje koke, këputje si rezultat i ngujimit. Në mjediset e lokalit ku grevistët janë ngujuar në përpjekje për të arritur edhe kërkesën e fundit ndaj kompanisë ACR ende nuk janë paraqitur për t’i parë nga afër mjekët e spitalit rajonal të Bulqizës. Ndërkohë jashtë mjediseve të minierës vijon protesta e minatorëve të tjerë dhe familjarëve të tyre që tubohen në mbështetje të grevistëve. SotBulqizë për t’u takuar me minatorët ka shkuar një përfaqësi e opozitës e kryesuar nga nënkryetari i grupit kuvendor socialist Saimir Tahiri. Por, një përfaqësi minatorësh kanë mbërritur në kryeqytet për t’u takuar me pronaren e kompanisë austriake Albanian Crom, me të cilën do të diskutojnë për të rënë në ujdi mbi zgjidhjen e situatës. Greva dhe protesta e minatorëve i ka kaluar të dy muajt e gjysmë duke tejzgjatur në përpjesëtim të drejtë edhe moszgjidhjen e situatës. Ndërsa kërkesat ekonomike dhe të sigurisë në punë janë marrë përsipër nga ACR, dy palët nuk kanë rënë në ujdi për njërën prej kërkesave, largimin e drejtorit aktual të minierës së kromit në Bulqizë. mit/NOA

KOMENTE