English

Çokollata i bën muskujt më të fortë

Itali, 21 Shtator NAO - Pas zbulimit të efektit që ka ajo në reduktim e stresit apo ne zvogëlimin e lindjeve të parakohshme, një kërkim i fundit shkencor i udhëhequr nga Wayne State University në Detroit tregoi që çokollata,sidomos ajo e përqendruara, është në gjendje të forcojë muskujt, duke rritur efektshmërinë e tyre me 50%. Sipas këtij kërkimi shkencor çokollata është në gjendje që të rrisë numrin e mitokondrive(të ashtuquajturat centrale energjetike) në qelizat muskulore dhe për rrjedhojë sasia e energjisë së prodhuar në to rritet me 50%. E gjitha kjo është meritë e epikatekinës, e pranishme në çokollatë e cila ka ndikim mjaft pozitiv për organizmin tonë. r.b/NOA

KOMENTE