Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koalicioni qeverisës fiton Kryetarin e Këshillit të Qarkut Berat
English

Koalicioni qeverisës fiton Kryetarin e Këshillit të Qarkut Berat

Berat, 21 shtator 2011, NOA- Në mbledhjen e Këshillit të Qarkut të Beratit ku ishte i pranishëm edhe ministri Genc Pollo, u kë konstituimi dhe zgjedhja e kryetarit. Në një deklaratë për mediat kreu i MITIK, Pollo u shpreh se, “Mbledhja për Këshillin e Qarkut filloi normalisht, me të gjithë këshilltarët e pranishëm, si të mazhorancës PD+LSI dhe të opozitës PS. Edhe votimi për kryetarin u bë krejt i rregullt dhe kandidati ynë fitoi qartazi. Kandidati tjetër, që humbi dhe që lë detyrën si kryetar i Qarkut, e uroi kandidatin fitues për detyrën në 4 vitet e ardhshme. Ajo që ishte zhgënjyese ishte se fill pas këtij momenti këshilltarët e Partisë Socialiste lanë mbledhjen e Këshillit të Qarkut dhe njoftuan se nuk do të vijnë më, duke krijuar në Berat një bojkot, që për fat të mirë e kanë përfunduar pas 2 vitesh a më shumë në Tiranë”. Më tej ai shprehu keqardhjen që deputetët socialistë të Beratit, Marko Bello, Ermonela Felaj, Erion Braçe dhe Fidel Ylli të cilët u larguan nga Parlamenti dhe erdhën në sallë, kanë marrë pjesë në votime, të ndikojnë pozitivisht edhe tek këshilltarët e Beratit. Sipas tij nëse ata nuk janë pjesë e këtij bojkoti, të ndikojnë pozitivisht dhe të shprehen publikisht që demokracia është pjesëmarrje dhe demokracia lokale, këshilli i qarkut Berat, kërkon pjesëmarrjen e të tërë këshilltarëve të zgjedhur, si atyre të shumicës, që përputhet me mazhorancën në rang Republike, si atyre të Partisë Socialiste, që sot në qarkun e Beratit, janë në pakicë, por që kanë detyra ndaj zgjedhësve të tyre. Më tej Pollo theksoi se për respekt të votuesve socialist ata duhet të marrin pjesë, të vazhdojnë procedurën me votimin për nënkryetarin dhe kryesinë e Këshillit të Qarkut, në mënyrë që ky organ i rëndësishëm i pushtetit vendor të funksionojë normalisht. a.y/NOA

KOMENTE
  • Nano Zenollari Adile18:42 - 21 Shtator 2011
    shume keq per te gjith ata qe bojkotojne ,parlamentin ose keshillat bashkiake ,turp turp perketa te zgjedhur sepse populli u ka dhen vote kush do qofte e djathte ose e majte,e ter kjo bie ne kuris te popullit te shume vuajtur,,,,,,,,,,,,,,,,,,,