English

Manchester City nuk heq dorë nga De Rossi

Angli, 21 Shtator NOA - Roberto Mancini nuk ka asnjë qëllim të braktisë pistën që e çon tek Daniele De Rossi. Sipas shtypit anglez tekniku i Manchester City, në hakrun e sezonit tjetër, në merkaton e janarit, do të paraqesë një ofertë të re për mesfushorin e Romës. Siti i të përditshmes “The Sun” shkruan se City do të ofrojë 8 milionë sterlina (rreth 9 milionë euro) për kartonin e De Rossi, që ende nuk ka gjetur një akord me klubin e Romës për rinovimin e kontratës, që skadon në qershor të vitit 2012. r.b/NOA

KOMENTE