Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 21 shtator 2011
English

Pasqyra e shtypit, 21 shtator 2011

Tiranë, 21 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 21 shtator 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “SHBA: Korrupsionit t’i shkohet në zemër. Arvizu: Presidenti konsensual. Nuk di nëse arrihet. Duhet debat i hapur për pyetjet e censusit”. Argumente të tjerë: “Burgut të sigurisë së lartë i sharrohen hekurat”; “Basha përballë medias: Dhunohet TCH, bashkia bëhet palë”; “Vlorë, vrasja e Konomit, ikin krerët e policisë”; “Akreditimi i universiteteve, vitin tjetër kritere më të forta”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Vendimi i apelit. Lirohen tre anëtarë të bandës së Lushnjes”. Në vijim gjeni titujt: “Arvizu: Pas 21 janarit pati antiamerikanizëm të organizuar me celulë”; “Tryeza e opozitës, Rama mbledh aleatët. Gjinushi, Ngjela dhe Dule e bojkotojnë”; “Presin me thikë diamanti hekurat e qelisë. Dështon arratisja”; “Xhamia e madhe do të ndërtohet te Namazgjaja”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Skandali. PS kërkon sërish të bllokojë integrimin”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Arvizu: Berisha politikani nr. 1 në Shqipëri, pas tij Nano”; “Berisha mbyll bursën në Nju Jork, Rama viziton zyrën e Nard Ndokës”; “Xhaçka: Të ndëshkohen Harasani dhe Islami”; “Vlorë: Rokadë shefash, Burgaj: Shkak Konomi”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor: “Gardisti i 21 janarit, lidhjet me familjen e kryeministrit”. Faqja e parë vijon me titujt: “Matematika zgjedhore e 2013-ës, Gjinushi në vend të Kastriot Islamit”; “Në festivalin e filmit në Prishtinë, edhe kineastët antishqiptarë”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Intervista. Të ndryshojë historia. Ferit Duka: Turqit, jo 500 vjet pushtues”. Argumente të tjerë të gazetës: “Paskal Milo: SHBA të na mirëkuptojë, vota jonë në OKB pro Palestinës”; “Arvizu: Berisha nr. 1, Nano nr. 2, Rama artist”, “Arkivat ruse: Stalini dhe Tito, biseda në 1946-ën për Shqipërinë”; “Intervista. Agim Fagu: Prapaskenat e largimit tim nga KOKSH; “Dyndje për regjistrimet, policia mbron shkollat elitë.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE