English

Barcelona ende në garë për Neymar

Barcelonë, 22 Shtator NOA - Gara për Neymar duhet thënë se është ende e hapur. Pas përgënjeshtrimit të vetë lojtarit, tashmë i takon presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, që të mbajë të gjallë shpresën që një ditë të shohë talentin e ri të Santos me bluzën e spanjollëve të Barçës. “Me sa di un Neymar ende nuk ka hedhur firmën e tij për Realin e Madridit”, - kanë qenë fjalët e presidentit dhe këto në lidhje me zërat që pohonin se sulmuesi brazilian tashmë kishte nënshkruar për madrilenët dhe kishte kryer madje dhe vizitat mjekësore. r.b/NOA

KOMENTE