Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Lobim për Kosovën në prapaskenat e OKB
English

Berisha: Lobim për Kosovën në prapaskenat e OKB

Kryeministri Sali Berisha thotë se po lobon për njohjen e shtetit të Kosovës, e cila do t'i mundësonte anëtarësimin në OKB dhe organizata tjera relevante ndërkombëtare.

Sot Kosova është një vend që ëndrrën e saj e ka bërë realitet dhe kjo është një nga ëndrrat e gjithë kombit shqiptarë që sot e shohim Kosovën të lirë dhe të pavarur. Dhe duhet vlerësuar fakti që vizioni i Kosovës për të ardhmen është një mundësi shumë e madhe”, deklaroi Berisha.

Ai ka theksuar se, në “prapaskenat” e sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka lobuar për njohjen e Kosovës.

“Ne kemi shfrytëzuar takimet tona që të lobojmë edhe për Kosovën, njohjen e saj nga shtete që nuk e kanë njohur ose hezitojnë ta njohin atë”, shtoi ai.

Kryeministri Berisha në një intervistë për gazetën e Kosovës, Bota Sot, ka folur edhe për takimin e përzemërt me presidentin Obama, ish-presidentin Klinton, zhvillim e hovshëm ekonomik të Shqipërisë, për diasporën shqiptare etj.

Cili është imazhi i vërtet i Shqipërisë në këtë pjesëmarrje tuajën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - Sesionin e saj të 66-të?

Është imazhi i shkëlqyer i një vendi që ka ndryshuar shumë dhe ka arritje të mëdha. Këtë vit Shqipëri vjen këtu, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - Sesionin e saj të 66-të, pas një progresi thelbësorë, duke filluar qysh nga liritë ekonomike dhe arritjet në të gjitha fushat e tjera.

Shqipëria vjen si i vetmi vend në të cilën liritë ekonomike, ndonëse u zvogëluan në botë, ndjeshëm në Shqipëri janë rritur ndjeshëm - janë rritur 16 për qind. Nga 2006 deri në 2010 janë rritur gjeri në 315 për qind, ndërkohë që në botë janë ulur më 37 për qind. Shqipëri sot, është pasqyrë e suksesit, këtë e tregon edhe liria dhe demokracia në Shqipëri po funksionon për çdo shqiptarë.

Duke e parë këtë vizitë në pikat më të rëndësishme të takimeve, gjatë agjendës suaj në Nju Jork, sot sapo vini nga një takim me Presidentin e SHBA, Barack Obama, çfarë do të thoshit për këtë takim miqësorë?

Ishte një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në këtë takim pata edhe një takim me presidenten e Brazilit zonjën Vilam Rusef . Të cilët kanë marrë një nismë e cila quhet "Partneriteti i qeverisjes së hapur". Në të cilën sot ishin, 60 vende të angazhuara në këtë nisëm. Ndërto edhe vendi ynë Shqipëria.

Presidenti Obama mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm në të cilën komentojë, objektivat kryesorë, që qeveritë anembanë botës duhet të marrin në të ardhmen jo të largët. Në mënyrë që të bëhen, më të hapura dhe më transparente ndaj qytetarëve të vendeve të tyre.

Po kështu fjala e Presidentes Vila Rusef qe një njohje me arritjet e mëdha të Brazilit. E vërteta është se Shqipëria, është një vend që po bënë përpjekjet e saja më serioze, Natyrisht në këtë forum, gjen një frymëzim dhe do të angazhohet që të zbatojë "një për një" të gjitha zotimet e marra dhe angazhimet që rrjedhin nga kjo nisëm.

Ju morët pjesë në Forumin e Investimeve Shqiptaro Amerikane në Nju Jork. Janë mbi 100 kompani amerikane, ndër këto shumë të mëdha, të cilat kanë interes për Shqipërinë, të shprehur edhe në këtë Forum. Çfarë vlerësoni që e ka nxitur këtë interes të madh?

Berisha: Së pari, dëshiroj t’i falënderoj shumë përzemërsisht për praninë e tyre sot, këtu. Natyrisht, prania e tyre është dëshmi e interesit për potencialet e mëdha që ofron sot Shqipëria për investitorët amerikanë dhe investitorët e të gjitha vendeve. Prania e tyre këtu është një dëshmi e vullnetit që ata kanë për të shqyrtuar të gjitha këto mundësi, për të marrë informacionin më të madh të mundshëm dhe për të ndjekur shembullin e atyre investitorëve, të cilët bënë që Shqipëria në vitin 2010 të ketë investime direkte të huaja rreth 3 herë më shumë se në vitin 2006, që Shqipëria, në vitin 2010 të jetë i vetmi vend në Europën Juglindore me rritje të investimeve të huaja.

Ku i përqendroni disa nga pistat kryesore për zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë dhe tërheqjen e investimeve direkte?

Berisha: Shqipëria ka fushat e veta të mëdha siç janë energjia, turizmi, minierat, arsimi, por sugjerimi im është aty, ku ata gjejnë përfitimin më të madh. Shqipëria ka punuar shumë për të tërhequr e investimeve direkte por duhet të punojë edhe më shumë . Për të krijuar një klimë sa më të mirë dhe sa më miqësore për investitorët.

Duhet të kemi parasysh, gjithnjë dhe personalisht kjo më frymëzon kur mendojë se një investitorë, e vendosë ëndrrën e tij në Shqipëri, që vendos për jetën e tij dhe për parat e tij bënë një akt madhor miqësor ndaj vendit tonë dhe kombit tonë.

Në këtë kontekst, ne kemi krijuar, një kuadër fiskal ndër më të mirët që ekziston për sa i përket bazës fiskale. Kemi luftuar në mënyrë eficente," barrierat e burokratike". Dua të them se Shqipëria, në tre tregues të rëndësishëm, renditet tashmë në 10 vendet e para për klimën e biznesit në botë.

Por vend për të përmirësuar më tej, ka dhe këtë po bëjmë. E tërë filozofia jonë për të përballuar krizën e sotme europiane, e cila nuk duket të jetë një krizë, afatshkurtër, është çdo gjë për të krijuar një klimë sa më të mirë për biznesin.

Në OKB kemi dy shtete shqiptare, dy kryeministra dhe Presidenten e Kosovës zonjën Jahjaga, por kemi një Komb. Sa i rëndësishëm për ju është ky fakt?

Sot Kosova është një vend që ëndrrën e saj e ka bërë realitet dhe kjo është një nga ëndrrat e gjithë kombit shqiptarë që sot e shohim Kosovën të lirë dhe të pavarur. Dhe duhet vlerësuar fakti që vizioni i Kosovës për të ardhmen është një mundësi shumë e madhe .

Dhe për këtë ne kemi shfrytëzuar takimet tona që të lobojmë edhe për Kosovën, njohjen e saj nga shtete që nuk e kanë njohur ose hezitojnë ta njohin atë. Duke shfrytëzuar margjinat e Kombeve të Bashkuara së bashku po punojmë intensivisht.

Në këtë kuadër edhe agjenda ime ka qenë angazhimi për një sërë aktivitetesh shumë të rëndësishme. Dita e dytë e vizitës, ka qenë një ditë e veçantë do të theksoja për Shqipërinë. Mbasi këtë ditë u organizua me sukses të plotë, Forumi i biznesit Shqiptaro Amerikanë. Ku morën pjesë përfaqësues të bizneseve më të mëdha amerikane - disa nga gjigantët e ekonomisë botërore, Google, etj.

Ndërsa sot, gjithçka kulmoi në vijim të agjendës së aktiviteteve që po zhvillon në New York, ku mora pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton.

Dhe në një bisedë të mjaft miqësore e ftova zyrtarisht mikun e madh të shqiptarëve të vizitojë Shqipërinë - duke i thënë se shqiptarët të presin si hero. Unë dhe kryeministri i Kosovës zoti Thaçi, i thamë Presidentin Klinton, mikut tonë të madh se "Ju jeni Heroi ynë Kombëtar" dhe për mendimin tim ai është i tillë.

A morët ndonjë premtim prej tij?

Po, sigurisht që ftesa u prit me kënaqësi dhe Presidenti Klinton më premtoi se shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë.

Dihet që Nju Jorku, përveçse është metropoli i botës, është edhe një qendër e vërtetë e diasporës shqiptare në botë. dhe patjetër që edhe ju e keni vërejtur edhe në vizitat e tjera, por edhe këto ditë të qëndrimit këtu, këtë fakt. Pra çfarë mendimi keni për rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara?

Kam një mendim të shkëlqyer! Dhe kam nderin që nga ky vend të shpreh edhe një herë një mirënjohje të thellë për shqiptarët e Amerikës. Diaspora shqiptare është "diamanti' kombëtar. Në kumtimin e vërtet të fjalës. Diaspora jonë nuk është e madhe në numër krahasuar me disa të tjera - nuk është e pasur sa ndonjë diasporë tjetër, por me atdhetarinë e saj ka luajtur një rolë dhe ka dhënë një kontribut të madh dhe thelbësorë në të gjitha momentet më historike të kobit Shqiptarë.

Dhe së fundi me çfarë mesazhi do të largoheni nga Nju Jorku pjesëmarrja e juaj ne Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - Sesionin e saj të 66-të?

Duke i uruar të gjithë shqiptarëve mirëqenie dhe përparim suksese dhe arritje më të mëdha për familjet e tyre dhe vendin e tyre. Dhe me këtë rast ju bëjë ftesën si kryeministri i Shqipërisë me ane të agjencisë së lajmeve INA, nga Nju Jorku, "Ejani në Shqipëri, dhe të investoni se keni të gjitha lehtësirat dhe ndihmën e shtetit shqiptar. Ejani të ecim së bashku që të bëjmë Shqipëri ashtu siç e duan shqiptarët dhe që e meritojnë.

KOMENTE