English

Kuvend, shtyhen votimet për ligjet që kërkojnë 84 vota

Tiranë, 22 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Kuvendi shtyu votimin e pr/ligjeve të cilat duhen miratuar me 84 vota, ose me tre të pestat e votave te deputeteve, dhe për të cilat opozita kërkon rishqyrtimin në komisione. Ministrja e Integrimit Majlindja Bregu mosvotimin e ligjeve nga deputetët e opozitës e quajti një shans të humbur për integrimin dhe njëkohësisht një projekt antikombëtar. "Më është dashur të shpjegoj absurdin tuaj të pa shpjegueshëm në Bruksel, por ju kujtoj se 12 rekomandimet ishin detyrë për cdo deputet të Kuvendit. Asnjëherë në dy vjet nuk kam menduar që ju do bllokonit ligjet. Ne nuk habitemi që ju nuk votuat. Shqipëria po humbet për herë të dytë shansin për të marrë statusin e integrimit, ju sot keni votuar tërësisht kundër fatit të shqiptarëve, projekti juaj është antikombëtar”, tha Bregu. Seanca e kësaj të entje nisi rreth orës 10:00. Në rendin e ditës përfshiheshin: disa shtesa dhe ndryshime nenesh në Kodin Civil të vitit 1994, në Kodin Penal të vitit 1995, në Kodin Rrugor të vitit 1998, në Kodin Detar të vitit 2004, në Kodin Hekurudhor po të vitit 2004 dhe në Kodin Ajror të vitit 2008 në Republikën e Shqipërisë. Por ndryshimet nuk mund të miratohen pa bashkimin e votave të opozitës me shumicën parlamentare. Opozita deklaroi se nuk do të votonte pr/ligjet nëse nuk do të nisnin reformat duke zgjidhur fillimisht krizën politike dhe ndryshimet në rregulloren e parlamentit. Gjatë orëve të pasdites pati replika mes drejtuesve te grupeve kuvendore kundërshtare. Sejcila prej palëve akuzoi tjetrën se po bllokon reformat duke mbajtur përgjegjësi për atë ardhmen. Seanca po vazhdon në këto momente me intërpelancën që opozita ka kërkuar më ministrin e shëndetësisë, Petrit Vasili. (vijon) a.q/NOA

KOMENTE