English

Tentoi ti fuste drogë në burg të vëllait, kapet në flagrancë 21 vjeçari

Durrës, 22 shtator 2011, NOA- Një 21 vjeçar nga Kavaja është arrestuar në flagrancë teksa ka tentuar ti kalojë të vëllait të tij 22 vjeçarit Sh.Sokoli, nëpërmjet rrobave që i kishte sjellë në burg një sasi droge. 0.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kannabis Sattiva ishin fshehura në rrobat e të dënuarit i cili ndodhen në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, teksa i vëllai i tij Lulzim Sokoli synonte që t’ia jepte. Menjëherë në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda në fjalë, ndërsa ndaj të riut nisën hetimet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. a.y/NOA

KOMENTE
  • qejfliu 999314:55 - 22 Shtator 2011
    pfffffffffffffffffffffffff qa nuk po ndosh sot