Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, gjendet i djegur endacaku
English

Vlorë, gjendet i djegur endacaku

Vlorë, 22 shtator 2011, NOA - Mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë pranë vendit të quajtur aneksi i stadiumit “Flamurtari” ka rënë zjarr dhe është djegur një person. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se sipër një vendstrehimi i cili ishte i mbuluar me ferra kishte rënë zjarr i cili ishte fikur nga zjarrfikësit dhe ishte gjetur një person i djegur. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima është shtetasi: Ajet Cerciz Babaçi, vjec 44, lindur dhe banues në lagjen “10 Korriku” Vlorë. Ky shtetas njihej si person pa një vendbanim fiks (endacak, vendbanimi I këtij përsoni ishte vendi ku u gjet), konsumator alkoli dhe vuante nga shëndeti mendor mendore. Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprakisht konkludohet se viktima është djegur aksidentalisht. Në afërsi të tij janë gjetur edhe një shishe me pije alkolike (vodka), një çakmak dhe një radio dore dhe sende të tjera personale. a.q/NOA

KOMENTE