English

Anglia e shokuar për grindjen në ring të dy 8-vjeçarëve

Angli, 23 Shtator NOA - Anglia është shokuar pas publikimit të një filmimi që xhiron një dyluftim në ring të dy fëmijëve që janë vetëm 8 vjeç. Të vegjlit shfaqen të tërbuar dhe sfidojnë njëri tjetrin në një ndeshje vetëm me goditje. Dhjetë minuta dyluftim në një ndeshje me raunde të rregullta dhe me mjek personal. Gjithçka pa asnjë masë mbrojtëse fizike, madje as për kokën dhe gjithçka zhvillohej në syrin e vetë prindërve dhe të qindra spektatorëve të pranishëm. Teatër i kësaj sfide ka qenë Greenlands Club i Prestonit, në Lancashire, në veri të Mançesterit dhe Liverpulit. Mjekët anglezë kanë ulëritur menjëherë kundrejt këtij skandali duke kujtuar dhe theksuar problemet që mund të shkaktohen në zhvillimin e këtyre fëmijëve, ndërkohë që pronari i lokalit është mbrojtur duke rrëfyer për një event jo të dhunshëm, i cili i përmbahej të gjithë rregullave. r.b/NOA

KOMENTE