Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestimi i Limajt, Krasniqi: Të flasë drejtësia, të heshtë politika
English

Arrestimi i Limajt, Krasniqi: Të flasë drejtësia, të heshtë politika

Prishtinë, 23 shtator 2011, NOA - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se pret që drejtësia ta kryejë punën në mënyrë të pavarur pa u ndikuar nga politika. Ai ka theksuar se vendimet e gjykatës duhet të jenë mbi bazën e fakteve, e jo mbi baza politike. Ai këto komente i bëri të premten i pyetur për arrestin shtëpiak të deputetit Fatmir Limaj. “Realisht, mendoj që krejt çka kam pas të them për këtë rast dhe rastet e ngjashme e kam thënë publikisht dhe kam fol me argumente. Tani kemi një vendim të gjykatës dhe si institucione dhe si njerëz që ia duan të mirën këtij vendi dëshirojmë që gjykatat në Kosovë të jenë të pavarura, të marrin veprime të drejta dhe mbi bazën e dëshmive dhe fakteve, por jo mbi baza politike. Derisa në sistemin e drejtësisë ndërhyn politika, pra për fat të keq ajo ka ndërhyrë gjithnjë, rrezikohet funksionimi normal i sistemit të drejtësisë dhe i gjyqësisë. Ne dëshirojmë që gjyqësia të jetë e pavarur ne dëshirojmë që gjyqësia të merr vendime të pavarura dhe konform fakteve dhe dëshmive që i ka duke i respektuar ligjet që i kemi në fuqi", ka thënë Krasniqi. Gjykata e Qarkut në Prishtinë mbrëmë i ka caktuar një muaj arrest shtëpiak deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj lidhur me rastin Kleçka. a.q/NOA

KOMENTE