Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: 90% e bregdetit shqiptar po pret për investitorë
English

Berisha: 90% e bregdetit shqiptar po pret për investitorë

E premte, 23 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryeministri i vendit Sali Berisha në Samitin e Liderëve të Ballkanit, bëri një prezantim të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Duke iu drejtuar liderëve të rajonit ai u shpreh se, “Një takim i tillë i madh shpresoj që së shpejti do të zërë vend tek të gjithë ju, në secilin prej vendeve tanë, si lajmëtar i të ardhmes së madhe të rajonit. Por vetë fakti që ju keni theksuar tregjet, bizneset si bërthamën e organizatës suaj, është gjithashtu shumë frymëzues. Nuk ka demokraci funksionale pa një ekonomi tregu funksionale. Prandaj këtu, në këtë vend të madh, flasin për demokracinë e bazuar në treg. Në këtë aspekt, ka një potencial të jashtëzakonshëm të organizatave tuaja që mund të bëhen promotor shumë të rëndësishëm për të tërhequr bizneset e këtij vendi, për rajonin e Ballkanit dhe vendet e tij”. Kreu i Qeverisë shqiptare evidentoi faktin se rajoni tani ka një dinamizëm të madh në shkëmbime, investime, ndërsa duke u ndalur në vendin tonë ai shtoi se në një hark të shkurtër kohor, prej vitit 2005 deri në vitin 2010, investimet turke në Shqipëri janë rritur katër herë. Ai tha se në takimet e shpeshta me Kryeministrin Erdogan u planifikua mbështetja e biznesit dhe bashkëpunimi i biznesit, ku katër vjet më parë, Kryeministri Erdogan propozoi marrëveshjen e tregtisë së lirë, ku dhe u ra dakord me të. Berisha tha se në Shqipëri kishte nga ata qe e kritikonin dhe thonin se vendi do të përballej me vështirësi të mëdha me këtë marrëveshje, por ndodhi e kundërta pasi marrëveshja u ratifikua përpara parlamentit turk. “Për momentin, Shqipëria është vendi me barrën më të ulët fiskale në Europë. Taksë e sheshtë 10 për qind, hoqëm me dhjetëra e dhjetëra lloje taksash, po punojmë shumë për të hequr pengesat burokratike. Në fakt, ne ndryshuam krejtësisht klimën e biznesit. Në krizën më të keqe europiane dhe një nga më të këqijat në botë, investimet e huaja direkte në vendin tim, për periudhën 2006-2010, u rritën rreth 316 për qind. Eksportet shqiptare u rritën 300 për qind. Shqipëria është një Norvegji e vogël në rajon. Është një vend plot me ujëra. Një vend që do të ndërtojë më shumë se 450 hidrocentrale. Shqipëria mund të bëhet një eksportues shumë i rëndësishëm i energjisë së blertë në rajon dhe po bëhet një i tillë”, deklaroi Berisha. Sakaq ai shtoi se vendi ka një potencial shumë të madh turistik për t’u zhvilluar, duke theksuar se në vitin 2010, ky numër shkoi në 3.5 milion. Kryeministri Berisha theksoi se, 90 për qind e bregdetit tonë po pret për investitorë për t’u zhvilluar. Në takimin e Liderëve të Ballkanit, me temë "Një vizion për një të ardhme të përbashkët", merrnin pjesë gjithashtu Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, Kryeministri i Malit të Zi Igor Luksic. Ky Samit i përvitshëm synon të promovojë trashëgiminë e tolerancës ballkanike dhe mirëkuptimin midis liderëve politike, religjiozë, si dhe bizneseve, gazetarëve, artistëve etj. të vendeve të Ballkanit dhe më gjerë, si dhe krijimin e bashkëpunimit etnik, fetar e gjuhësor në rajon nëpërmjet vendosjes së qëllimeve dhe idealeve të përbashkëta. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Sali Berisha në Samitin e Liderëve të Ballkanit

KOMENTE