Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njohja e Palestinës, Fatah: Fjalimi i Obamës zhgënjyes
English

Njohja e Palestinës, Fatah: Fjalimi i Obamës zhgënjyes

E premte, 23 shtator 2011, NOA - Grupe të shumta kombëtare dhe brenda OCP-së e cilësuan fjalimin e presidentit të SHBA-ve Barak Obama në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si zhgënjyes e që nuk i përmbush aspiratat e popullit palestinez. Në një deklaratë për shtyp, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OCP-së njëherësh anëtar i Komitetit Qendror të lëvizjes Fatah, Zakaria Al-Agha deklaroi se fjalimi i Obamës ishte më i keqi në të gjithë historinë e krerëve të Shteteve të Bashkuara në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez. Agha shpjegoi se Obama dje zbuloi fytyrën e vet të vërtetë, e cila ka mashtruar arabët dhe muslimanët për një kohë të gjatë. “Obama, nëpërmjet atij fjalimi, tejkaloi jo vetëm legjitimitetin ndërkombëtar dhe themelet e paqes në rajon, por humbi dhe fytyrën para vendeve arabe, islamike, duke nisur fushatën e tij elektorale e duke i paraqitur kredencialet Izraelit dhe lobit sionist në Amerikë”, tha Agha. Sipas Agha, shefi i Shtëpisë së Bardhë hodhi pas krahëve interesat e Amerikës në rajon duke i konsideruar ato si interesa të siguruara dhe të paprekshme nga askush. Nga ana e tij, Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës nëpërmjet sekretarit për çështjet politike Kais Abu Leila bëri me dije se Presidenti amerikan tregoi këmbënguljen e SHBA-ve në injorimin e të drejtave palestineze për liri dhe çlirim nga pushtuesit izraelitë. Ai theksoi gjatë deklaratës për shtyp nga Nju Jorku se “presidenti amerikan i ekzagjeroi shqetësimet e Izraelit rreth sigurisë së tij, shqetësime këto që nuk janë gjë tjetër vetëm se justifikime të kota për të mbajtur tokat palestineze nën pushtim dhe zbatuar planin për ngritjen e vendbanimeve”. Ndërsa Fronti Popullor i Qëndresës Palestineze tha se “Presidenti Obama shkeli parimet e të drejtave të njeriut dhe ra në një kontradiktë të qartë me demokracinë dhe lirinë e njerëzve, të mbrojtur nga vetë SHBA-të. Ai vështroi për sigurinë e Izraelit dhe injoroi vuajtjet e popullit palestinez”. Sipas zëdhënësit të Frontit njohja e Palestinës nga 140 vende në botë, e bën administratën amerikane të jetë e vetëdijshme për këtë prirje globale. mit/NOA

KOMENTE