Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakti “Për Shqipërinë si gjithë Europa”, Rama: Ja 10 propozimet për Berishën
English

Pakti “Për Shqipërinë si gjithë Europa”, Rama: Ja 10 propozimet për Berishën

Tiranë, 23 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Partia Socialiste, nëpërmjet kryetarit të saj, Edi Rama ka bërë publike 10 propozimet për një pakt kombëtar në Shqipëri. Në një komunikim me gazetarët, Rama ka deklaruar në vend po troket dështimi i dytë, duke iu referuar qëndrimit që BE pritet të japë më 12 tetor lidhur me kërkesën e qeverisë shqiptare për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Në emër të paktit që kryesocialisti i e quajti “Për Shqipërinë si gjithë Europa”, Rama ka renditur 10 propozimet:

1.Të votohen rregullat e bashkëjetesës politike në Kuvend. 2. Të ngrihet komisioni kuvendor ad hok për të miratuar brenda Shjetorit reformën institucionale të parlamentit, bazuar në defektet e vërejtur nga Be dhe me asistencën e OSBE-së. 3. Të nënshkruhet marrëveshja dypalëshe që brenda Marsit të vitit 2012 të mbarojë reforma zgjedhore. Palët të bien dakord që, çdo propozim i opozitës, që merr dritën jeshile të ODIHR të miratohet me konsensus, si edhe të përzgjidhet një ekspert i sugjeruar nga ODIHR. 4. Të arrihet konsensus për zgjedhjen e Këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Të rikthet e drejta e opozitës për të propozuar 3 nga 9 anëtarët e Këshillit si dhe te vtohet me konsensus kandidati i propozuar nga presidenti për Guvernatorin e Bankës. 5. Të zgjidhet me konsensus kreu i KLSh-së. Kandidati të mos ketë qenë anëtar në asnjë prej dy partive. 6. Të zgjidhet me konsensus Avokati i Popullit. Kandidati të mos ketë qenë anëtar në asnjë prej dy partive. 7. Komisioni i ligjeve, brenda këtij viti parlamentar, të trajtojë në bashkëpunim me nje grup ad hoc, rast pas rasti, çdo çështje që lidhet me 3/5 e votave. 8. Ne japim dakordësinë se do votojmë çdo akt të këtij procesi. 9. Kufizimi i imunitetit nuk mund të jetë në vazhdën e praktikës së gabuar. Propozojmë tryezë për rishikimin e Kkushtetutës ku të përshihet edhe Komisioni i Venecias për këtë çështje. Këto duhet zbardhja e disa ngjarja si 21 janari apo emrat e përfolur në kabllogramët e ËikiLeaks. 10. Të balancohet bordi i TVSH ( Televizioni Publik Shqiptar). Të garantohet paanshmëria te garantohet si dhe të votohet me konsensus ligji i mediave. a.q/NOA

KOMENTE