English

Parashikimi i motit për 24 shtator 2011

Tiranë, 23 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër kthjellimet do të dominojnë që në orët e para të mëngjesit në të gjithë vendin. Në mesditë do të ketë grumbullim të vranësirave në jug dhe juglindje të vendit, duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime. E njëjta situatë meteorologjike do të mbetet edhe gjatë pasdites ku kthjellimet do të dominojnë në zonën e ulët dhe vijën bregdetare ndërsa në zonat malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në juglindje vranësirat do të gjenerojnë shira të izoluar. Edhe gjatë natës i gjithë territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h me drejtim Perëndimor ndërsa në detin Adriatik dhe Jon dallgëzimi do të jetë i ulët.

Europa Edhe nesër pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa me mot të paqëndrueshëm do të karakterizohen vendet e Europës veriperëndimore dhe Europës verilindore pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë këto rajone. Shira më të dendur do të ketë në Vendet Nordike dhe në Rusi. Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë në Itali si edhe zona e Alpeve por intensiteti i tyre do të jetë i ulët, gjatë pasdites problematike në këto rajone do të jenë edhe stuhitë e forta të erës.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Britania rrezikohet nga shira dhe stuhi të forta ere - Vendet Nordike do të mbeten me shira të dendur - Rusia rrezikon shira intensive dhe stuhi me rrufe a.y/NOA

KOMENTE