Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi liderëve të rajonit: Vetëm një Ballkan në harmoni, është pjesë BE
English

Thaçi liderëve të rajonit: Vetëm një Ballkan në harmoni, është pjesë BE

E premte, 23 shtator 2011, NOA- I pranishëm në samitin e liderëve të Ballkanit, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se e ardhmja e Kosovës duhet të jetë në integrimi në Europë. “Shpallja e Pavarësisë nga Parlamenti i Kosovës me 17 shkurt 2008 paraqet një datë historike dhe një fazë të re për popullin e Kosovës. Tani në tri vite të shtetësisë së Kosovës dhe të institucioneve të saj shtetërore, Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, është njohur nga 84 shtete anëtare të Kombeve te Bashkuara, prej tyre nga shtetet më të fuqishme në botë, duke përfshirë SHBA-në dhe shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të NATO-s, Këshillit të Evropës, Organizatës së Konferencës Islamike etj, që reflekton mbështetjen e madhe që shteti i ri i Kosovës gëzon në arenën ndërkombëtare, si dhe të drejtën legjitime dhe vullnetin e popullit të Kosovës për të krijuar një ambient ku mbizotëron sundimi i ligjit”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se të gjitha shtetet fqinje e kanë njohur Kosovën, përveç Serbisë. Sipas tij pavarësisht konflikteve Kosovë -Serbi, ato duhet të mbeten pjesë e së kaluarës ku askush nuk duhet të guxojë të mbaj peng të ardhmen. Thaçi shtoi se, Republika e Kosovës është një partner serioz për paqe dhe stabilitet në rajon, madje tha se në aspektin ekonomik, Kosova paraqet një mundësi ideale për investime për shkak burimeve natyrore që ka dhe ekonomisë së tregut të lirë. Në përfundim të fjalës së tij ai u shpreh se, vetëm një Ballkan që jeton në harmoni dhe është pjesë e Bashkimit Europian është rruga dhe vizioni që duhet të ndjekim. Thaçi theksoi se, Bashkimi Europian, pa hezitim duhet ti mbaj dyert e hapura për të gjitha vendet e Ballkanit që aspirojnë anëtarësimin, sepse vetëm kështu, do të përmbyllet vizioni i Europës së bashkuar dhe në paqe, parim ky mbi të cilin është ndërtuar Bashkimi Europian. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

KOMENTE