English

Vdes 24 vjeçarja, arrestohet drejtuesi i mjetit

Shkodër, 23 shtator 2011, NOA - Edmond Gjon Ftoni, 33 vjeç, banues në fshatin Dheu i Lehtë është arrestuar nga policia e Shkodrës. Arrestimi i tij u bë pasi, dje, rreth orës 13.00, në vendin e quajtur Xhabije, në lagjen “Salo Halili” të qytetit Shkodër, mjeti kamjon tip Volvo me targe Sh 8012 E, me drejtues shtetasin Edmond Ftoni, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetësja Suada Sula, vjeç 24 banuese në lagjen “Guerrile”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar rëndë shtetësja duke gjetur vdekjen. U kryen veprimet e para proçeduriale dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” . a.q/NOA

KOMENTE