English

Video Meta – Prifti, Gjykata cakton 18 detyrat për ekspertët

Tiranë, 23 shtator 2011, NOA – Gjykata e Lartë ka përcaktuar detyrat e ekspertëve për videon Meta-Prifti. Në seancën, e cila ka zgjatur për më shumë se 5 orë Gjykata u ka dhënë 18 detyra ekspertëve, për ekspertimin e laptopit dhe orës kur është bërë videoja. Po ashtu, Gjykata i ka lënë ekspertëve, afatin kohor një mujor për kryerjen e detyrës. Sipas gazetarëve që kanë ndjekur seancën, bëhet fjalë edhe për një video të dytë, e cila është regjistruar nëpërmjet një ore – kamera, ku ka një bisedë të ish ministrit Prifti me ish zëvendesminisrtrin Leonard Beqiraj. Gjatë ditës, Gjykata e Lartë hodhi poshtë sot kërkesën e prokuorisë së përgjithshmë për të larguar nga hetimi, tre ekspertët që duhet të bëjne riekspertimin e video – përgjimit Meta – Prifti. Vendimi u dha pak pas mesditës, ndërsa sipas prokurorit, tre personat e emëruar për ekspertizë nuk kanë njohuritë e duhura për programet audio-vizive prandaj duhet të largohen. Në seancën e kaluar gjykata caktoi tre ekspertët shqiptarë, Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri për të bërë ekspertizën e video-përgjimit. a.q/NOA

KOMENTE