Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjedhja e barnave, Jakaj: Dëmi 30 milion lekë, nis kontrolli i rreptë
English

Vjedhja e barnave, Jakaj: Dëmi 30 milion lekë, nis kontrolli i rreptë

Tiranë, 23 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Drejtori i qendrës së kontrollit të barnave në QSUT, Besnik Jakaj theksoi se ilaçet me pullë që ishin për përdorim spitalor janë shitur në farmaci të ndryshme duke sjellë mungesa të ilaçeve në spitale. Jakaj theksoi se, inspektorët e qendrës së kontrollit të barnave punuan së bashku me policinë për të evidentuar raste duke mundësuar kështu dhe arrestimin e 3 personave të lartpërmendur që keqpërdornin detyrën për përfitime personale. Jakaj theksoi sot se janë marrë rreth 50 lloje ilaçesh që duhej të ishin përdorur për pacientët në spital, duke detyruar këta të fundit ti blinin në farmaci. Vlera e ilaçeve të marra sipas tij është rreth 30 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që inspektoriti i kontrollit të barnave do të ndërmarrë kontrolle të rrepa në spitale për të verifikuar kodet e sigurisë së barnave. Drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muça deklaroi sotnjë konferencë për shtyp se me anë të operacionit të koduar me emrin “Klekson” u bë i mundur arrestimi i shtetasve Andonaq Zili 38 vjeç, Nikoll Koleci 43 vjeç, doktor në spitalin Onkologjik dhe Jetmira Koleci me profesionin farmaciste në Farmacinë e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës. Sipas policisë, tre të arrestuarit pasi vidhnin barnat qe ishin të destinuara për spitalet, konkretisht pacientët që trajtoheshin falas me barna ne pavionet e spitaleve dhe i shisnin ato duke përfituar shuma parash. a.q/NOA

KOMENTE
  • anita13:46 - 23 Shtator 2011
    me ka rastisur shume here ne urgjencen e durresit ku ndihmen e shpejte e kan blere ne farmaci familjaret e mi si edhe vigonet e serumeve dhe nderkohe qe prisja ultrakortenin shikoja e habitur dhe te tjeret qe vraponin neper korridore duke pyetyr doktoret se ca tjeter duhet te blinin per tu bere ndihmen e shpejte te afermve te tyre. eshte per te ardhur turp per shtetin qe kemisepse kto gjera i din shum mir dhe ben sikur i zbulon vetem atehere kur u ka humb interesi i tyre