English

Arrihet akordi Juve- Rhodolfo

Torino, 24 Shtator NOA - Kanë mbetur vetëm detaje të vogla për të përfunduar marrëveshjen e cila do të sjellë tek ekipi i Juventusit Rhodolfo, që praktikisht mund ta quajmë një lojtar të bardhë e zinjve. Siç bëhet e ditur nga e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, faktikisht, mes klubit italian të Galileo Ferraris dhe San Paolo janë ende për tu zbatuar disa praktika burokratike para se të zyrtarizohet akordi. Mbrojtësi brazilian do të transferohet tek Juventusi gjatë merkatos së janarit për një shifër që kap kuotën e 8.5 milionë eurove. r.b/NOA

KOMENTE