Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luftë e vështirë kundër racizmit
English

Luftë e vështirë kundër racizmit

Te ‘Barazia para ligjit’ mund të mbështeten të gjithë qytetarët në Gjermani, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, origjina dhe feja. Megjithatë, kjo nuk mjafton për të luftuar me efektivitet racizmin që ekziston në Gjermani, thonë rezultatet e disa konferencave të KB. Zbatimi në praktikë i vendimeve kërkon kohë në Gjermani

Nga Ulricke Mast- Kirschning

Katër të rinj rreth 20-vjeçarë, pak të pirë, ndodhen në një stacion metroje në një qytet jugor të Gjermanisë, në Nuremberg, dhe kërkojnë një shishe birrë që është zhdukur. Dikur shohin Erikun, një të ri pak më të madh në moshë, me ngjyrë të zezë, me origjinë nga Burkina Faso. "Hej, neger“, thërrasin ata dhe e fajësojnë atë se u ka marrë shishen e birrës. Eriku kërcënon se do të thërrasë policinë nëse ata nuk pushojnë. Të rinjtë pushojnë dhe e lenë rehat. Diskriminim i përditshëm Raste si këto në Gjermani nuk përjetojnë vetëm afrikanët. Nuran Yigit nga rrjeti i shoqatave që luftojnë kundër diskriminimit në Berlin, di dhe raste të tjera. Një neurolog nuk pranon të trajtojë një turke të moshuar, sepse ajo nuk flet gjermanisht, megjithëse shoqërohet nga e bija, që i përkthen të gjitha ato që thuhen. Një kolumbiane që jeton në Berlin, nuk ftohet që të japë intervistën pasi ka aplikuar për vend pune, sepse gjuha e saj amtare nuk është gjermanishtja. Një mjeke që mban perçe, nuk pranohet të aplikojë për një vend pune në një klinikë private, sepse nuk pranon të heqë perçen. Të dish të mbrohesh Kush gjen rrugën drejt rrjetit të shoqatave kundër diskriminimit në Berlin, ka fat dhe gjen mbështetje: "Diskriminimi racist shihet si fenomen i përditshëm, si normalitet, shpesh me ndjenjat e pafuqisë dhe mospasjes gjë në dorë. Të prekurit thonë shpesh: "Nuk ke çfarë të bësh". Kështu, ne punojmë me detyra të qarta, të motivojmë të prekurit dhe t`i sqarojmë, në mënyrë që ata të dinë të mbrohen." Nuran Yigit, e lindur në Turqi, është pedagoge dhe drejtuese projekti në rrjetin e shoqatave kundër diskriminimit, një organizatë e shoqërisë civile, e cila mbështet viktimat me këshilltarë, avokatë dhe psikologë. Çdo vit ata ndihmojnë në 120 raste. Qyteti i Berlinit, që ka dhënë para në dispozicion për këtë punë, është shembull, thotë Nuran Yigit. Në rajone të tjera të Gjermanisë mungojnë oferta të tilla, mungojnë konceptet sistematike, evidenton radio DW. Konferenca kundër racizmit e zhvilluar në vitin 2001 në Durban, i pati bërë thirrje shteteve nacionale të zhvillojnë plane aksionesh për të luftuar kundër shkeljes së të drejtave të njeriut. Në Gjermani, ky ka qenë një proces i gjatë, thotë Petra Follmar- Otto, nga Instituti gjerman për të drejtat e njeriut, me qendër në Berlin. "Ky plan aksionesh kombëtare është shumë i dobët, dhe përmban masa që në Gjermani janë marrë prej kohësh, dhe është shumë pak i orientuar nga aksioni dhe e ardhmja."

KOMENTE