Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njohjet e Kosovës, Gaboni, Nigeria, Bregu i Fildishtë pa notë verbale
English

Njohjet e Kosovës, Gaboni, Nigeria, Bregu i Fildishtë pa notë verbale

E shtunë, 24 shtator 2011, NOA – Tre vendet më të fundit që kanë njohur Kosovën e pavarur duke e çuar në 84 numrin e njohjeve nuk e kanë dëshmuar këtë fakt me një notë verbale. Gaboni, Nigeria dhe Bregu i Fildishtë ende nuk kanë dorëzuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës një notë verbale për njohjen e Kosovës, që do të përcaktonte ligjërisht veprimin e tyre. Në faqen zyrtare të MPJK-së deri më tani janë regjistruar 81 shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ku Santa Luçia figuron si vendi i fundit që ka njohur Kosovën, më 19 gusht, 2011. Këto tre njohje të reja janë shpallur nga zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, i cili thotë se nuk i interesojnë letrat, shkruan gazeta Express. Në këtë suazë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli thotë se Ministria e Jashtme është duke gabuar që nuk po e ndryshon numrin e njohjeve në faqen zyrtare. “Eh valla, Ministria e Jashtme ka bërë gabim shumë se nuk i ka shënuar këto njohje të reja. Shumë gabim ka bërë”, tha Pacolli për gazetën Express. Ndërkohë ish-kryediplomati i Kosovës, Skënder Hyseni e cilëson këtë si tregti me njohje. NOA

KOMENTE