English

Rrëshket në kovën e ujit, mbytet foshnja 10 muajshe

Durrës, 24 shtator 2011, NOA – Një fëmijë 10 muajsh ka humbur jetën sot pasdite në Sukth të Durrësit. Fëmija me inicialet O. S, vetëm 10-muajsh është mbytur në një kovë me ujë. Kanë qenë familjarët të cilët kanë gjetur të pajetë në oborrin e shtëpisë vogëlushin e tyre 10-muajsh. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Burimet policore thonë se vdekja e tij ka qenë aksidentale, pasi ai ka rrëshkitur në një kovë me ujë dhe ka humbur jetën. a.q/NOA

KOMENTE