English

Tatimet, u falet borxhi 32 mijë bizneseve, ligjin skadon për 3 muaj

Tiranë, 24 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Pak muaj përpara se të përfundojë ligji i faljes, administrata tatimor i kërkon biznesit të përfitojë nga ky ligj. Në një analizë, drejtori i shërbimit të tatimpaguesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Erion Prifti, sqaron se cilat janë kategoritë që kanë përfituar. Që prej momentit kur ka hyrë në fuqi ligji për faljen e borxheve, Drejtoria e Tatimeve ka sistemuar 32 mijë e 400 raste, që kapin një vlerë rreth 12.8 miliardë lekë falje. Kjo vlerë shkon për disa taksa si TVSH-ja, sigurimet shoqërore, shëndetësore, Tatim-Fitimi, akcizë etj. Ndërkaq, janë pjesë e procesit dhe ato biznese, të cilat duhet të paguajnë 30 dhe 50 për qind principal, në vlerën totale 4.3 miliardë lekë. Sipas informacionet nga Tatimet janë thuajse zero individët, të cilët kanë legalizuar asetet e tyreNga gjoba apo kamat-vonesat, taksat që janë falur në nj nivel më të lartë janë TVSH-ja, me vlerë 1 miliardë lekë, tatimi mbi fitimin me vlerë 876 milionë lekë etj. Sipas autoriteteve, të gjitha subjektet kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të përfitojnë nga ky ligj, nga legalizimi dhe falja deri në datën 31 dhjetor të 2011, kur është edhe afati i fundit. a.q/NOA

KOMENTE