English

Libi, gjendet varr masiv në Tripoli

E diel, 25 shtator 2011, NOA- Një varr masiv është gjendur afër burgut të Abu Salim në Tripoli, brenda të cilit u gjetën 1200 trupa. Sipas televizionit Al Jazira, burgu në fjalë ku u gjetën mbetjet e trupave, përdorej nga gjeneral Muammar Gheddafi edhe për të mbyllur opozitarët e tij. Ndërkaq në vitin 1996 po në këtë burg u bë një masakër e tmerrshme ku sipas organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut u vranë rreth 2 mijë persona. a.y/NOA

KOMENTE