Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sofja zyrtare: Mijëra shqiptarë kanë marrë shtetësinë bullgare
English

Sofja zyrtare: Mijëra shqiptarë kanë marrë shtetësinë bullgare

Sofje, 25 shtator, NOA - Bullgaria u ka dhënë shtetësinë e saj 11.441 personave që nga fillimi i 2011 deri në mes të shtatorit, mes tyre edhe shqiptarë.

Shifra është bërë me dije nga autoritetet zyrtare të Sofjes, sipas të cilave në total, që nga 1 janari 2002, deri më 30 qershor të këtij viti, numërohen 1128 qytetarë nga Shqipëria të cilët kanë aplikuar për të marrë shtetësinë bullgare, për të mundësuar më pas marrjen e një pasaporte nga ky vend.

një kohë, që gjatë këtij, viti Sofja zyrtare ka pohuar se janë vetëm125 persona të cilët kanë dorëzuar pasaportat e tyre bullgare, për të përfituar atë të një shteti tjetër.

Ndërkaq, siç bëjnë me dije mediat bullgare, përpunimi më i shpejtë i aplikacioneve për të marrë nënshtetësinë bullgare, është shpallur si prioritet nga kabineti i qendrës së djathtë, GERB, i cili e mori detyrën në verën e vitit 2009.

Në krye të iniciative ishte ministri i caktuar për Diasporën, ose për bullgarët jashtë vendit, Bozhidar Dimitrov, i cili më vonë dha dorëheqjen.

Por mësohet se një numër rekord i kërkesave për nënshtetësi bullgare, të miratuara në vitin 2010, ishin pikërisht nën udhëheqjen e tij - krahasuar me gati 15.000 në vitin 2009.

Ndërsa sivjet, bëhet me dije se pasaportat më të shumta bullgare janë dhënë për njerëzit me origjinë bullgare nga Maqedonia dhe Moldavia.

n.e/NOA

KOMENTE