Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arratia e të burgosurve, bum shkarkimesh krerëve të burgut në Fushë Krujë
English

Arratia e të burgosurve, bum shkarkimesh krerëve të burgut në Fushë Krujë

E hënë, 26 shtator 2011, NOA- Një valë shkarkimesh kanë ndodhur pasditen e sotme në radhët e krerëve të burgut të Fushë Krujës. Sipas të dhënave paraprake mësohet se shkak për këtë bum shkarkimesh është bërë tentativa e arratisjes së 4 të burgosurve. Mësohet se është liruar nga detyra Shkëlqim Kalemi, Drejtor i Burgut të Fushë Krujës, Edmond Alimadhi, Shef i Sigurisë në Fushë Krujë dhe Komisar Kujtim Lushaj. Sakaq krahas tyre janë shkarkuar edhe disa inspektorë, ndërsa më vonë pritet të mësohen arsyet e plota dhe gjithë emrat e listës së të shkarkuarve. Ndërkaq katër ditë më parë, katër të rinj të dënuar për krime të rënda kanë tentuar arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Fushë Krujë, por janë pikasur nga roja e shërbimit, i cili ka dhënë alarmin. Të burgosurit ishin të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa njëri prej tyre me 22 vjet burg. Ata e kishin planifikuar arratisjen shumë kohë më parë dhe kishin mundur të prisnin hekurat e qelisë me sharrë në të gdhirë. a.y/NOA

KOMENTE