English

Bosnja rrezikon vizat, Malstrom letër Shqipërisë dhe vendeve të rajonit

Bruksel, 26 shtator 2011, NOA - Komisioni Evropian ka konfirmuar se qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës mund të përballen sërish me regjimin e vizave, për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve në vendet evropiane që nga nëntori i 2010-ës. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë. "Duhet të qartësohet - nëse disa vende të Bashkimit Evropian nuk i përmbushin detyrimet dhe nuk përgjigjen në shqetësimet e bllokut evropian në lidhje me rritjen e numrit të kërkesave të pabazuara për azil, ka rrezik të kërcënohet suksesi i vendosjes së regjimit pa viza", tha Mikele Çerkone, zëdhënës i komisionares së BE-së për çështje të brendshme, Sesilia Malmstrom. Malmstrom u ka dërguar letër ministrave të Punëve të Brendshme të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, përmes së cilës u ka kërkuar të njoftojnë Komisionin Evropian për masat e ndërmarra në adresimin e çështjes së azilkërkuesve. a.q/NOA

KOMENTE