Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ vendos: Të nisë djegia e fletëve të votimit të 8 Majit
English

KQZ vendos: Të nisë djegia e fletëve të votimit të 8 Majit

Tiranë, 26 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të djegë fletët e votimit, të cilat u përdorën në zgjedhjet vendore të 8 Majit. Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka votuar unanimisht, pra me 7 vota pro, që procesi i djegies së fletëve të votimit të nisë nga 25 Tetori deri në 31 Dhjetor të këtij viti. Gjithashtu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që fondi që do të shfytëzohet për këtë proces do të jetë 54 milionë lekë të vjetra. Projektvendimi "Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore por edhe atyre të fletëve të votimit. Vendimi i sotëm i KQZ-së shmang situatën e zgjedhjeve të përgjithshmë të vitit 2009, ku debati politik bëri që procedura për djegien e fletëve të votimit të zbatohej vetëm 6 muaj para zgjedhjeve lokale, afati limit për të pasur gati materialet zgjedhore ku përfshihen fletët e votimit. a.q/NOA

KOMENTE