Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rregullorja e Kuvendit, Berisha: Të përballet me atë të Parlamentit Europian
English

Rregullorja e Kuvendit, Berisha: Të përballet me atë të Parlamentit Europian

Tiranë, 26 shtator 2011, NOA/Update - Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ripërsëriti qëndrimin e mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për reformën zgjedhore. Ai nënvizoi se pozita është gatshme për ndryshime në rregulloren e Kuvendit, por sipas tij, ato duhet të jenë në përputhje me Parlamentin Europian. “Jam i bindur që do ketë progres në reformën zgjedhore, ku mazhoranca ka qenë gjithnjë e hapur të punojë me opozitën për të adresuar të gjithë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Sa i përket rregullave të Parlamentit, duhet të garantoj çdo shqiptar se, ndonëse rregullorja e këtij Parlamenti është në standartet më të larta, jemi të hapur për të konfrontuar nen për nen me rregulloren e Parlamentit Europian dhe stadartet më të larta të botës”,- u shpreh Berisha. a.q/NOA

KOMENTE