Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Shqipëria, një histori suksesi në Nju Jork”
English

“Shqipëria, një histori suksesi në Nju Jork”

Nga Sali Berisha

"Zotërinj deputetë, Dëshiroj t’ju informoj mbi rezultatet e vizitës sime në kryeqytetin e botës, Nju Jork-un, vizitë e cila ishte më intensivja, por edhe më e zgjatura e të gjithë karrierës sime politike. Në Nju Jork ndodheshin krerët e shteteve, qeverive dhe përfaqësues të tjerë të lartë të të gjitha vendeve të botës për të marrë pjesë në sesionin e 66-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sesion që pritej me interes shumë të madh për vetë problematikën thelbësore të kohës sonë që do të trajtonin burrat dhe gratë e shteteve nga e mbarë bota, pjesëmarrës në këtë sesion. Para nisjes, delegacioni ynë përcaktoi tre drejtime themelore të punës së tij. Së pari, veprimtari intensive politike për të paraqitur para zyrtarëve më të lartë të Evropës dhe botës, Shqipërinë, arritjet, përpjekjet dhe vizionin e saj. Së dyti, për të lobuar me të gjithë potencialin e mundshëm për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Drejtim tjetër themelor i veprimtarisë sonë në Nju Jork, çka do të përbënte një risi madhore të këtij viti, ishte organizimi i Forumit të parë Amerikan për Biznesin në Shqipëri, në kryeqytetin botëror të biznesit dhe afarizmit. Drejtimi i tretë, si dhe në këtë kontekst takime intensive me drejtues kryesor të korporatave të këtij vendi të madh të interesuar në fushën e energjisë, minierave, hi-tech dhe çdo fushe tjetër. Drejtim tjetër kryesore ishte, pas një përputhje me pasionin tim për mediat, përdorimi i mundësive që të jep kryeqyteti mediatik i botës për të paraqitur edhe ne, në copën e diellit që na takon, Shqipërinë, arritjet, përpjekjet e saj, para publikut njujorkez, amerikan dhe mbarë botës në këto media. Veprimtaritë politike u konkretizuan me një seri takimesh, bisedash dhe shkëmbim mendimesh, pothuajse, me të gjithë të mëdhenjtë e kësaj toke që ndodheshin në atë sesion: Presidentin Barack Obama, Presidentin e Këshillit Evropian z. Van Rompuy, Kryeministrin e Japonisë, Presidenten e Brazilit, Kryeministrin e Britanisë, Kryeministrin e Suedisë, Presidentin e Hungarisë, Presidentin e Çekisë, Kancelarin e Austrisë, Presidentin e Austrisë, Presidentin e Sllovenisë, Presidentin e Kroacisë, Kryeministrin e Norvegjisë, Kryeministrin e Malit të Zi, Kryeministrin e Gjeorgjisë, Zv/kryeministrin e Luxemburgut, ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, të Hollandës, të Belgjikës, një takim mbresëlënës me kryetarin e Këshillit Tranzitor të Libisë z. Mahmoud Jibril, Kryeministrin e Bangladeshit, Kryeministrin e Turqisë, Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Arabe, ministrin e Jashtëm të Australisë, Kryeministrin e Kuvajtit, Presidentin e Polonisë dhe shumë të tjerë. Natyrisht, momentet më kulmore ishin dy veprimtaritë e organizuara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. Një prej tyre ishte ftesa që Presidenti Obama më kishte dërguar për të marrë pjesë në drekën që ai shtroi për të lançuar partneritetin për qeveri të hapur, së bashku me Presidenten e Brazilit znj. Dilma Rousseff. Ky ishte një rast shumë i veçantë për të takuar kryetarë shtetesh dhe qeverish të rreth 70 vendeve të botës që u anëtarësuan apo ishin anëtarësuar në këtë nisme të re, shumë të rëndësishme. Kjo nismë synon apo ka si qëllim transparencën e qeverisë dhe qeverisjes, pushtetërimin e qytetarëve, pra qytetari i pari, ka si synim përdorimin maksimal të teknologjisë së informacionit në funksion të komunikimit dhe transparencës ndaj qytetarëve. Nisma mbështetet në një dokument të përbashkët, i cili ka 46 objektiva. Nuk është e rastit anëtarësimi dhe ftesa që i është bërë Shqipërisë për tu anëtarësuar në këtë nismë. Ftesa që iu bë Shqipërisë për tu anëtarësuar në këtë nismë ka si bazë përpjekjet e Shqipërisë për një qeveri transparente, të hapur, për një luftë të suksesshme kundër korrupsionit. Shqipëria u ftua si një vend i përkushtuar ndaj kësaj platforme dhe e vërteta është që 46 zotimet e kësaj nisme do të shndërrohen në 46 objektiva për të gjitha institucionet e këtij vendi. Në shumë prej tyre ne kemi progres të theksuar, të tjera janë për tu plotësuar, por qëllimi i saj është shumë madhor, një qeveri të përgjegjshme, një qeveri transparente, një qeveri që pushtetëron qytetarët e saj duke u dhënë atyre çdo informacion për veprimtarinë e vetë. Ishte një drekë e zgjatur, shumë e rëndësishme. Paraqita tek bashkëbiseduesit e mi të gjithë përpjekjet që kemi bërë ne, quantum leap që ka bërë Shqipëria në shkallën e penetrimit dhe përdorimit të internetit, nga fëmijët në kopshte deri te nënat 83 vjeçare që nga fshati i humbur, i thellë, i një rrethi i dërgonte urim me e-mail për datëlindje mbesës së saj në Shtetet e Bashkuara. Pra, në Shqipëri ekziston një vullnet i hekurt për të promovuar të 46 zotimet e kësaj nisme shumë të rëndësishme. Në aktivitetin politik veprimtaria tjetër ishte e lidhur po me Presidentin Obama. Në pritjen që Presidenti Obama jep për të gjithë kryetarët e delegacioneve nga e mbarë bota, një pritje sa madhështore aq dhe e ngrohtë e miqësore, ku Presidenti i kushton një kohë të shkurtër gjithsecilit prej tyre në momentin e fotos miqësore që bëhet më të, por edhe më pas. Ndërkohë, pritja është një mundësi e jashtëzakonshme për të biseduar me secilin nga të pranishmit për problemet që mendon se duhet të bisedosh. Është një ceremoni, e cila zgjat rreth 3 orë dhe të krijon një oportunitet të pakrahasueshëm, unik në karrierën tënde. E vërteta është që pata shumë kënaqësi për takimin me Presidentin Obama, fjalët e tij të ngrohta për Shqipërinë. Dhe unë i ripërsërita ftesën për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën Presidenti Obama e pranoi me kënaqësi. Krahas kësaj pritjeje, pata mundësi dhe kënaqësi të veçantë të jem i ftuar dhe të marr pjesë në pritjen e Kryeministrit të Japonisë, Yoshihiko Noda, t’i shpreh atij një mirënjohje të thellë për të gjithë mbështetjen që Japonia i ka dhënë Shqipërisë këto 20 vite dhe të marr garancinë e plotë se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe se vlerëson lart progresin që Shqipëria ka bërë, arritjet e saj të mëdha në rrugën e ndërtimit të tregut. Po kështu, biseda shumë të përzemërta pata me kryeministra dhe ministra nga vende që unë i citova më lart. Natyrisht, tjetër moment kulmor ishte fjala që mbajta në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në këtë fjalë, unë njoha përfaqësuesit e vendeve të këtij planeti me përpjekjet e suksesshme të shqiptarëve për shfrytëzuar lirinë dhe vlerat e saj gjatë këtyre 20 viteve, ritmet më të shpejta të zhvillimit se çdo vend tjetër, rezultatet e Shqipërisë në të gjitha fushat. Theksova se ekonomia shqiptare falë modelit të kësaj mazhorance është ndër më të paktat në botë që nuk ka njohur recesionin. Dhe e vërteta është se ky model po bëhet gjithnjë e më i njohur në mbarë botën. Është një surprizë e madhe fakti që në rast se investimet e huaja në botë janë ulur me 37 për qind nga viti 2007 në vitin 2010, në Shqipëri janë rritur me 316 për qind sipas të njëjtit burim, sipas UNCTAD. Rritja me 300 për qind e eksporteve në një hark të shkurtër kohor, mbi dhjetëfishimi i penetrimit në internet, pasi vetëm në zyrat postare të këtij vendi brenda një harku kohor 6 mujor lundruan në internet 2.1 milionë shqiptarë. Jemi nga të paktat vende që shërbejmë internet falas për popullatën. Impresionant është fakti se në rast se liria ekonomike e botës ka njohur prapaktheu në vitin 2010, në Shqipëri, sipas kësaj organizate, është rritur me 16 për qind. Nuk ishte i vetmi qëllim kryesor i fjalës sime ekspozimi i arritjeve të Shqipërisë në fushën e arsimit, në funksionimin e demokracisë, të zgjedhjeve të lira, por unë njoha audiencën me dy drejtime, ndër më themeloret e kësaj qeveria për zhvillimin e vendit. Shqipëria vend i zhvilluar - deklarova unë në Asamble - është ëndrra e çdo shqiptari. Vend i zhvilluar me një kusht vendimtar, zhvillim të qëndrueshëm. Qeveria shqiptare studion çdo hap në mënyrë që të garantojë zhvillim të qëndrueshëm, në mënyrë që zhvillimi i këtij vendi të mos rrënojë, të mos kërcënojë, të mos errësojë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe gjeneratave që vijnë. Ne kemi shansin historik të mësojmë nga gabimet e të tjerëve. Ndaj dhe po punojmë si asnjë vend tjetër për tu shndërruar në superfuqi të vogël energjetike të energjisë së rinovueshme në rajon. Dhe ky është një realitet ndër më fatlumët në historinë e vendit. Janë mbi 40 hidrocentrale në ndërtim e sipër, janë mbi 220 të lincensuar me konçension, janë një numër jo i vogël që kanë përfunduar ose përfundojnë së ndërtuari, përveç potencialit të madh të energjisë, erës dhe atij diellor ndaj të cilit jemi të hapur, ashtu sikurse edhe ndaj gjeotermikut. Pra ne, po zhvillohemi mbi parimet më të qëndrueshme të zhvillimit. Nuk ka dyshim që një problemet më madhore të kësaj kohe dhe të këtij planeti është ndryshimi i klimës. Kjo rrugë që ndjekim ne, është rruga e kontributit tonë modest në uljen e emetimeve. Një drejtim tjetër i politikës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit është pyllëzimi. 3 vite më parë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mori nismën e mbjelljes së 1 miliardë drurëve. Unë informova audiencën botërore se Shqipëria do të bëjë pjesën e vet, Shqipëria do të bëjë detyrën e vet, se Shqipëria do të mbjellë 250 milionë dru frutorë, në 8 vjet, nga të cilët 50 milionë ullinj dhe 200 milionë arrorë. Do të japim një kontribut shumë më të madh nga sa kemi sipërfaqe. I njoha gjithashtu të pranishmit me klimën në Shqipëri, i njoha me pasionin që i ka pushtuar shqiptarët për të mbjellë dru frutorë. Zhvillimi i qëndrueshëm ka si kusht kryesor qeverinë e hapur, qeverinë e përgjegjshme, qeverisjen transparente. Dhe këtu unë kisha kënaqësinë të njoftoj se ne u bëmë vendi i parë i botës, falë vullnetit politik, me prokurimet 100 për qind elektronike dhe se ne, sot, një numër të madh procedurash i kemi dixhitale dhe do të ecim drejt sportelit të vetëm dixhital për të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve. Po në këtë kuadër politik, unë do të vendosja ftesën që mora nga Presidenti Bill Klinton për të marrë pjesë në punimet e Iniciativës Globale të Presidentit Klinton, që sot, në natyrën e saj, është iniciativë kryesore mbi tokë. Në këtë sesion, një rëndësi e jashtëzakonshme iu kushtua klimës dhe përpjekjeve të njeriut e njerëzimit për ta përmbajtur rritjen e temperaturës, si një kusht të domosdoshëm për një të ardhme tjetër nga ajo që kërcënon njeriun dhe njerëzimin, për shkak të ndryshimit të klimës. Këtu pata rastin të takoj shumë përfaqësues të elitës së SHBA dhe të shteteve të botës, miq të shquar të Shqipërisë, por fatmirësisht edhe vet Presidentin Kilinton, në një nga anekset e kësaj veprimtarie. Së bashku me zotin Hashim Thaci, teksa po bënim fotografinë zyrtare, Presidenti Klinton i drejtohet stafit të vet dhe u thotë: ju jeni “caucus” shqiptar. Unë iu drejtova dhe i thashë: me një hero kombëtar si ju, sepse vërtetë ai është një hero përjetë i kombit shqiptar. Një dimension tjetër shumë i rëndësishëm i veprimtarisë sime në Nju Jork ishte ai i orientuar drejt biznesit. Ne organizuam në Nju Jork Forumin e parë të biznesit amerikan dhe shqiptaro-amerikan, për Shqipërinë. Edhe njëherë duhet të falënderoj me përzemërsi ata qindra drejtues korporatash, zyrtarë të administratës, personalitete të tjerë së erdhën dhe i dhanë një peshë të veçantë këtij aktiviteti, gjatë të cilit unë u takova me përfaqësues kryesorë të biznesit amerikan, si Google, i cili tregoi një interes shumë të madh për të ardhur në Shqipëri dhe më garantoi se do të vijë. Zv/ Presidenti i OPIC më siguroi se do të mbështesë fuqishëm kompanitë amerikane që duan të investojnë në fushën e energjisë në Shqipëri. Ishte e një rëndësie të veçantë fakti që forumit iu drejtua Kongresmeni Eliot Engel, i cili i njohu përfaqësuesit e Korporatave amerikane me potencialet e mëdha të këtij vendi. Ju i patë ndërhyrjet e shumta. Ekspozova të gjitha potencialet e Shqipërisë për investitorët e çdo kalibri. E vërteta është që këtë takim, këtë Forum të rëndësishëm, e nderoi me një fjalim jashtëzakonisht të rëndësishëm, Presidenti i Coca Colës, mik i shquar i kombit shqiptar, Muhtar Kent. Presidenti Kent, i cili dhe sot krenohet me arritjet e mëdha që, edhe në këto kohë krize, Coca Cola ka shënuar dhe shënon një zgjerim intensiv të aktivitetit të tij në SHBA dhe në mbarë botën. Ai ka hapur në vitin 1994 dallëndyshen e parë të investimeve të huaja në Shqipëri, Coca Colën. Ai ka ndjekur dhe ndjek me interes zhvillimet në Shqipëri. Ai u deklaroi të pranishmëve se këto hapa që Shqipëria ka arritur janë vetëm hapat e para të mëdha të saj, se potencialet dhe perspektiva është më e shkëlqyer se e çdo vendi tjetër. Po në këtë kuadër, pata rastin të marr pjesë në Samitin e Biznesit të Liderëve të Ballkanit dhe, së bashku me Kryeministrin turk Erdogan, Kryeministrin Hashim Thaçi, Kryeministrin e Malit të Zi, të Bosnje- Hercegovinës, t’i adresohemi një audience ndër më të gjerat. Pata rastin të takoj, para se të marr fjalën, shqiptarë të suksesit të vërtetë në vendin e madh, nga profesorë në Jelë deri tek biznesmenë nga më të talentuarit. Këtu, i mrekulluar nga ajo audiencë e shkëlqyer multinacionale, nga të gjitha vendet e Ballkanit, frymëzuese për dëshirën e zjarrtë që i bashkonte ata, për të parë vendet e Ballkanit si vende të zhvilluara dhe, për të kontribuar në këtë drejtim, unë u paraqita të pranishmëve të gjitha potencialet e mëdha të Shqipërisë për investime. Unë i ftova ata që ata dhe miqtë e tyre amerikanë të konsiderojnë Shqipërinë si vend për investimet e tyre. Natyrisht, si askund në botë, pushteti i katërt nuk është më i fuqishëm sesa në metropolin e botës, në Nju Jork, ndaj dhe unë shfrytëzova këto ditë për kontakte dhe intervista të shumta. Por, para se të ndalem në këto, më duhet të ndalem dhe në moment tjetër. Thuhet se në ujërat e një lumi nuk lahesh dot dy herë. Por, si për çdo gjë në këtë botë, ndonjë përjashtim edhe ekziston dhe ju e dini këtë gjë. Ky përjashtim më ndodhi mua me NASDAQ. Ftesa që bursa më e fuqishme e globit, më transparente, në të cilën janë të listuar 3500 kompani që ndryshojnë çdo ditë botën, ishte për mua një rast i jashtëzakonshëm. Ftesa për Shqipërinë, për të mbyllur bursën e NASDAQ, në një kohë krize botërore, kishte simbolikën më të madhe. Sheshi dhe kulla ishin të dekoruara, me reklama elektronike, nga bukuritë magjepsëse të Shqipërisë dhe krye bukuria e saj që është flamuri shqiptar, më i bukuri flamur në botë. Ky ishte një moment shumë emocionues. Zoti e deshi që pas shtypjes së atij butoni, u dëshmua që NASDAQ ishte me fitim. Flamuri shqiptar valëvitej lart. E vërteta është që kjo gjë ma dyfishoi gëzimin, Shqipëria ishte mbarësia aty. Mediat ishin një moment shumë i rëndësishëm. Në këto ditë pata rastin të japë intervista të rëndësishme në Global Financial Magazine, Finacial Times, CNBC, CNN, Zëri i Amerikës, pra në një seri mediash. Që të gjitha rezononin faktin se ekonomia shqiptare dhe modeli i saj është model suksesi. Një takim të veçantë të shkëlqyer kam patur me nënsekretarin amerikan të shtetit Ëillim Burns, ishte rasti për të falënderuar përzemërsisht me mirënjohje, nënsekretarin amerikan të shteti Burns, për mbështetjen dhe ndihmën që SHBA i ka dhënë dhe i japin Shqipërisë. Diskutimi ynë u karakterizua nga një mirëkuptim i plotë për të gjitha problemet e diskutuara. E ftova zotin Burns të vizitojë Shqipërinë dhe e pranoi ftesën me kënaqësi, sikurse kam ftuar Sekretaren e Shtetit Hilari Klinton, në atë takim fare të shkurtër që pata dhe më ka premtuar në mënyrë të qartë, që do të vijë në Shqipëri. Moment tjetër që duhet të theksoj është mbrëmja gala e organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro - Amerikan (NAAC), dhe ajo një veprimtari shumë emotive. NAAC nderoi dy burra të mëdhenj, Tony Blair dhe Richard Holbrooke për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës. Mbrëmja ishte emotive me një prani të madhe të miqve nga Shtete e Bashkuara, Kongresmeni Engel, Zëvendës/asistent Sekretari i Shtetit Philip Reeker, ambasadori Frank Ëisner, zëvendës shefja e misionit të Shteteve të Bashkuara në OKB Rosemary DiCarlo dhe shumë zyrtarë të tjerë. Një nga ceremonitë me dinjitoze që shqiptarët kanë organizuar ndonjëherë, dua të them se ishte tepër mbresëlënëse dhe motive fjala e ish-kryeministri Blair. Ndjenjat e tij për shqiptarët në Kosovë, për presidentin Rugova, për fëmijët, burrat, gratë e Kosovës. Gjatë qëndrimit presidentja e Kosovës zonja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi shtruan një darkë, e cila kaloi në frymën më vëllazërore. Përpjekjet e përbashkëta të shumta, u bënë për të paraqitur para liderëve të botës, të gjithë të drejtën e popullit të Kosovës dhe unë një pjesë të fjalës sime ia kushtova kësaj të drejte dhe gjeta mirëkuptim të madh në audiencë. Në tërësi këto ishin veprimtaritë e delegacionit tonë në kryeqytetin e botës, në Nju Jork , natyrisht, takova miq të shquar të tjerë të kombit tonë dhe që ju jam shumë mirënjohës ambasadorin Ëithers, mikun e shquat Toni Podeska, Michael Granov shtroi një darkë bujare për delegacionin tonë. Ministri i jashtëm i Shqipërisë, ka pasur një veprimtari intensive, e tëra në funksion të interesit kombëtar dhe ju siguroj që u bë gjithçka që kjo javë të mund të ridimensiononte dhe njëherë Shqipërinë, shqiptarët në këtë vend dhe metropol kryesor të botës. Çështja më kryesore e Asamblesë ishte natyrisht çështja e konfliktit Izraelito-Palestinez. Ne siç dihet kemi mbështetur dhe mbështesim dy shtete të pavarura, për ne janë dy kombe mike, si kombi hebre dhe kombi palestinez. Ne mbështesim plotësisht të drejtën e kombit palestinez, për shtetin e vet të pavarur. Por ne besojmë, se është absolutisht interesi jetik dhe më i mirë i vetë palestinezëve, i rajonit dhe paqes në tërësi zgjidhja me dialog dhe mirëkuptim, jemi të vetëdijshëm se udhëheqja palestineze ka arsye për të qene e frustruar, sepse sakrificat e tyre janë lumenj të tërë, por jemi gjithashtu të bindur se qytetarët palestinezë, burrat, gratë , fëmije dhe të gjithë kanë nevoje jetike për një zgjidhje te qëndrueshme. Ky konflikt është konflikti me kompleks dhe presidenti Obama ka parashtruar një platformë. E vërteta është më të gjerën deri më sot. Natyrisht as presidenti obama dhe qeveria e SHBA-ve, asnjëra prej qeverive të tjera të vendeve të mëdha apo të marra së bashku nuk mund të zëvendësojnë domosdoshmërinë jetike të dialogut midis udhëheqjes së këtyre dy vendeve, midis këtyre dy vendeve. Presidenti Obama e beri të qartë, se qeveria e tij do të vendosë veton në Këshillin e Sigurimit ndaj kësaj rezolute e cila paraqitej në mënyrë të njëanshme. Përgjegjës kryesor për sigurinë ne botë janë SHBA-të. Qeveria shqiptare ka votuar dhe do të votojë së bashku me mikun dhe aleatin e saj të madh, të gjitha problemet e mëdha të sigurisë në botë, ndaj dhe ne nuk mund të votonim këtë rezolutë. Ne i kemi miq palestinezët, por fakti që, pas depozitimit të saj, kuarteti SHBA-të, BE, Rusia dhe OKB që të gjitha së bashku kanë si përfaqësues Kryeministrin Bler të mandatuar, ia dolën të lëshojnë një deklaratë të përbashkët,e cila në të vërtetë përmban realisht një “road map”, një hartë rruge për të finalizuar procesin brenda vitit 2012 dhe me në etapa të caktuara pas një muaji , pas 6 muajsh , në një konferencë ndërkombëtare për të finalizuar që do të thirret ne Moskë, unë mendoj, uroj dhe dëshiroj që presidenti Abaz të pranojë këtë dokument, sepse përpjekjet për të shtyrë procesin jashtë dialogut direkt dhe rolit të SHBA-ve-dhe faktorëve të tjerë të kuartetit nuk janë produktive. U ndala në këtë moment se nuk e kam ndjekur shtypin dhe polemikën e zhvilluar, por jam i bindur se qëndrimi im është një qëndrim i drejtë, është një qëndrim që merr në konsideratë miqësinë dhe bashkëpunimin që shqiptarët kanë me këta dy kombe, me kombin hebre dhe kombin palestinez. Do të kishte qenë e shumë e mirë që ata që firmosën rezolutën të merrnin zotimin solemn se me votimin e saj do të njihnin automatikisht shtetin e Izraelit, sepse njerëzimi ka një brejtje në ndërgjegjen e vet, jo i gjithë njerëzimi, një pjesë e madhe, nuk ka gjah më të madh se gjahu që është brenda i tyre, nuk ka rekord më të zi se sa Holokausti, pra e theksoi presidenti Obama që SHBA-të janë të palëkundura në sigurinë e Izraelit, nuk mund të jetë ndryshe, aq më tepër kur janë jo të paktë ata nazistë të kohës së sotme që flasin për fshirjen nga faqja e dheut të një populli që jeton në djepin historik mijëravjeçarë të tij. Mediat, unë e kuptoj që ju keni shumë pyetje dhe unë do të përpiqem tu jap mundësinë, por nuk e kemi bërë traditë që në mbledhjen e grupit parlamentar të bëjmë pyetje dhe përgjigje. Unë mbetem borxhli dhe i detyruar ndaj jush tu japë përgjigje për të gjithë problemet, pyetjet që keni rreth udhëtimit tim, për çështjet që unë diskutova këtu, por edhe për zhvillimet e në vend, sikundër dua të theksoj se po bëhet progres dhe jam i bindur se do të ketë progres në bashkëpunimin në reformën zgjedhore , ku maxhoranca ka qenë gjithnjë e hapur dhe mbetet e hapur të punojë me opozitën dhe të gjithë faktorët e rëndësishëm të kësaj shoqërie për të adresuar një nga një të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR të dy zgjedhjeve të fundit. Për sa i përket rregullave të Parlamentit duhet të garantoj çdo shqiptar, se ndonëse rregullorja e këtij parlamenti është në standardet më të larta demokratike, ne jemi të hapur për ta konfrontuar atë nen për nen, me rregulloren e Parlamentit Evropian dhe standardet më të larta të Evropës dhe të botës që ekzistojnë. Ky është dhe qëndrimi ynë. Uroj dhe shpresoj që nga këto standarde të udhëhiqet dhe frymëzohet dhe opozita në parlamentin e vendit. Kaq janë dhe komentet e mija për javën që shkoi, para jush, unë do të marrë çdo pyetje. Ju faleminderit!

KOMENTE