Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentoi të vidhte tel për skrap, vdes nga rryma elektrike
English

Tentoi të vidhte tel për skrap, vdes nga rryma elektrike

Korçë, 26 shtator 2011, NOA – Një 23-vjeçar ka gjetur vdekjen drekën e të dielës teksa kishte shkuar tek ish-reparti ushtarak për të vjedhur materiale për skrap. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Anxhelo Hoxhalli, banues në fshatin VashtmiKorçë. Policia bën me dije se Hoxhalli bashkë me shokun e tij 22-vjeçarin Skerdi Malesia edhe ky banues në fshatin Vashtmi dhe i dënuar më parë për vjedhje, kishin shkuar tek ish-reparti ushtarak 6614, për të vjedhur materiale e për t’i shitur ato për skrap. Gjatë hetimeve u mësua se Anxhelo Hoxhalli kishte hyrë në një kabinë elektrike, ku kishte prerë disa kablle prej alumini. Ky ishte edhe çasti fatal për të, pasi në kontakt me kabllin 23-vjeçarin e ka zënë rryma elektrike duke e lënë të vdekur në vend. Më pas i riu u dërgua i vdekur në spitalin civil të Korçës. Ndërkohë, Prokuroria e qytetit ka vënë nën akuzë për vjedhje të mbetur në tentativë shokun e viktimës, Skerdi Malesia, i cili po procedohet në gjendje të lirë. mit/NOA

KOMENTE