Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tjetër krim brenda familjes, babai qëllon për vdekje të birin
English

Tjetër krim brenda familjes, babai qëllon për vdekje të birin

Malësi e Madhe, 26 shtator 2011, NOA – Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot në mesditë Malësinë e Madhe. Një 27 vjeçar dyshohet se është qëlluar për vdekje nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stërbec të Malësisë së Madhe, kur 27-vjeçari Edmond Lulaj dyshohet se ka mbetur viktimë i të shtënave të armës në duart e babait të tij, Marash Lulaj. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, ndërkohë që ka vënë në pranga shtetasin Marash Lulajn. Sipas hetimeve paraprake, krimi brenda familjes ka ndodhur pas një debati mes 27 vjeçarit dhe babait të tij. Po sot, një i ri ka vrarë të fejuarën e tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë, ku rreth orës 10:00 të mëngjesit shtetasi Kreshnik Selmani, 27 vjeç ka vrarë me armë të fejuarën e tij shtatzënë 22-vjecaren Marsida Hoxha, e më pas ka qëlluar edhe veten me të njëjtën pistoletë. Burime pranë vendngjarjes pohuan se e reja ishte 3 muajshe shtatzënë. a.q/NOA

KOMENTE