English

Fotot seksi të klipit të ri të Rihanës, debate për cigaren

Irlandë, 27 shtator, NOA – Klipi i ri i këngëtares Rihana po pritet me mjaft vëmendje nga ana e fansave të saj. Në median rozë kanë dalë disa nga fotot e para, ku këngëtarja shfaqet me një veshje mjaft joshëse. “Edhe pse asgjë nuk është e tepruar në veshje, format e trupit të Rihanës të lënë pa fjalë”, thonë producentët. Videoja në fjalë po xhirohet në bashkëpunim me producentin e saj muzikor Calvin Harrism në Belfast të Irlandës. Filmimi ka skena kërcimi, ku këngëtarja heq rrobat. Por debati më i madh, që ka nisur ende pa dalë videoja ka të bëjë me cigaren. Gjatë xhirimeve, Rihana ka disa skena ku thith fortë dhe me pasion një cigare, gjë që u ka rënë në sy shoqatave të luftës kundër duhanit. Për ata, kjo është një fushatë shumë e keq, pasi Rihana është vetëm 23 vjeç dhe shumicën e fansave e ka adoleshentë. a.k/NOA

KOMENTE