English

Lady Gaga dhe Sting në duet

Las Vegas, 27 Shtator NOA - Lady Gagapiano dhe Stingu përkrah saj për të kënduar një version tepër interesant të “Stand By Me”, këngë e Ben E. King. Janë bashkëpunime të cilat ndodhin shumë rrallë. Gjithçka është zhvilluar në Las Vegas me okazionin e “I Heart Radio Festival”, një prezantim që zgjati dy ditë dhe morën pjesë shumë yje të muzikës pop. Megjithatë dueti mes ish-liderit të Police dhe Lady Gaga është sigurisht për tu përmendur si një ndër momentet më emocionues. Realisht ky duet nuk ishte i padëgjuar ndonjëherë, pasi dhe një vit më parë të dy kishin ndjekur të njëjtën pjesë me okazionin e një mbrëmje, në të cilën morën pjesë edhe Bruce Springsteen, Elton John, Debbie Harry dhe shumë persona të mëdhenj të muzikës. r.b/NOA

KOMENTE