English

Policia jep versionin zyrtar për vrasjen e Arjan Selimit

Tiranë, 27 shtator, NOA – Policia e Tiranës ka publikuar sotnjë pjesë të informacioneve të mbledhura në lidhje me vrasjen e Arjan Selimit. Me anë të një njoftimi për mediat, policia e kryeqytetit bën të ditur në Selimi është qëlluar me 20 plumba, në bazë të gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur “rreth orës 19.20’, në rrugën “Stavri Themeli”. Nga hapja e zjarrit “është vrarë me armë zjarri, shtetasi Arjan Selimi (Armand Andoni), 37 vjeç, banues në rrugën ‘Stavri Themeli” Tiranë, i proçeduar më parë për “Trafikim të lëndëve narkotike”, si dhe është plagosur shtetasi Klevis Paulin Kola, 20 vjeç, banuse në Tiranë”. Policia bënë të ditur se 20-vjeçari që është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit është jashtë rrezikut për jetën. “20 - Vjeçari Klevis Kola, i cili ishte kalimtar në vendngjarje, aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje u kryen veprimet proçeduriale si këqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestruan 20 copë gëzhoja mod.56, kal.7.62 mm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Në lidhje me hetimet, policia bën të ditur se “në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Nenet 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal”. a.k/NOA

KOMENTE