English

Rekordi, 3500 persona zhvishen për të drejat e homoseksualëve

SHBA, 27 qershor, NOA - Mijëra njerëz janë drejtuar nëpër rrugët e qytetit Salt Lake, me të brendshmet e tyre. Ata nuk ishin vetëm duke shpresuar për të thyer rekordet e mëparshme. Qyteti Salt Lake është shtëpia e kishës Mormone, e cila njihet si një kundërshtare e zëshme e martesave të homoseksualëve dhe një mbështetëse e konservatorizmit. “Qëllimi ynë është të ndriçojmë një herë e mirë këtë shtet. Jam përpjekur të mbledh një grup individësh, të cilët janë të lodhur nga politika.”-është shprehur organizatori i kësaj proteste, Nate Porter Fox. Me anë të kësaj proteste synohet sesibilizimi i banorëve për të drejtat e homoseksualëve dhe probleme të tjera shqetësuese. “Ne kemi dëgjuar të gjithë, për vite me radhë. Utah është i mërzitshëm... është koha për të ndryshuar gjithçka, të paktën për një natë.”-shkruan grupi në faqen e tyre të internetit. Organizatorët llogaritën, se 3.000 individë dolën në rrugë vetëm me të brendshmet e tyre, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 55 banorësh. a.k/NOA

KOMENTE