Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Japonia, një ndër donatorët e rëndësishëm në Shqipëri
English

Berisha: Japonia, një ndër donatorët e rëndësishëm në Shqipëri

Tiranë, 28 shtator 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha priti sot në takim ambasadorin e ri të Japonisë në vendin tonë Masaharu Kohno. Duke e uruar zotin Kohno për detyrën në Shqipëri, Kryeministri Berisha vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe i shprehu ambasadorit Kohno mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën që qeveria Japoneze i ka dhënë Shqipërisë në këto 20 vjet, duke theksuar faktin se Japonia mbetet një ndër donatorët e rëndësishëm në Shqipëri. Në vijim Kreu i Qeverisë shtoi se, falë ndihmës bujare të qeverisë japoneze, në Shqipëri janë realizuar projekte me impakt të ndjeshëm si në infrastrukturë, duke veçuar projektin prej 100 mijë dollarë për sistemin e kanalizimeve në Tiranë, projekti i rrugëve dytësore-rurale, projekti i përmirësimit të pajisjeve të qendrave të emergjencës spitalore, në fushën e agrobiznesit etj.. Nga ana e tij ambasadori Kohno e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen dhe shprehu vlerësimin e qeverisë së tij për arritjet e Shqipërisë, nën lidershipin e Kryeministrit Berisha. Në takim, Kryeministri Berisha dhe ambasadori Kohno shprehën angazhimin dypalësh për të thelluar e zgjeruar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve. Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të shkurtër të zhvillimit ekonomik të vendit dhe klimës së favorshme për investime dhe ftoi kompanitë japoneze për të ardhur për të investuar në Shqipëri, duke theksuar se do të gjejnë mbështetjen e qeverisë shqiptare për t’i kthyer investimet e tyre në histori suksesi. Në këtë linjë ambasadori Kohno siguroi se qeveria japoneze do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit, si dhe për angazhimin e tij në inkurajimin e investitorëve japonezë për të investuar në Shqipëri në fusha me interes të përbashkët si në infrastrukturë, në energjetikë, në bujqësi etj.. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Berisha dhe ambasadori i Japonisë, Masaharu Kohno

KOMENTE