Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bruksel, pritet të nisin bisedimet Prishtinë-Beograd
English

Bruksel, pritet të nisin bisedimet Prishtinë-Beograd

E mërkurë, 28 shtator 2011, NOA - Pas anullimit të djeshëm, raundi i shtatë i takimit teknik në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë është lajmëruar se do të zhvillohet sot prej paradites. Mediat kosovare bëjnë me dije se në këtë takim, Prishtina synon t’i kërkojë Bashkimit Europian që të bëjë një vlerësim lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë. Takimi i mbrëmshëm mes Prishtinës dhe Beogradit u anullua për shkak se pala serbe u vonua në takim dhe nuk pranoi të hyjë në bisedime pas ngjarjeve të djeshme në pikën kufitare të Jarinës në veri të Kosovës. Kryenegociatori i Serbisë, Borisllav Stefanoviç nuk ishte i gatshëm të hynte në dialog, duke nxjerrë si pretekst se në tavolinën e bisedimeve nuk do të diskutohet tjetër temë përveç atyre që ishin vënë në axhendë më parë. Në reagimet e tyre zyrtarët e Bashkimit Europian dënuan prerë dhunën e ekstremistëve serbë në pjesën veriore të Kosovës dhe përkrahën veprimet e EULEX-it dhe KFOR-it. Madje zyrtarët e BE-së kërkuan heqjen e menjëhershme të barrikadave në veriun me shumicë serbe. Ndërkaq Kosovapress shkruan se kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri paralajmëroi mbrëmë se do të kërkojë nga zyrtarët e Bashkimit Europian që të vlerësohet me raport sesi janë duke u zbatuar marrëveshjet e këtij dialogu nga secila palë dhe ky raport të kushtëzojë integrimin evropian më pas për bllokuesit. “Ne kemi zhvilluar takim me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, të cilët na njoftuan se delegacioni serb është vonuar për takim, kështu kërkuan që takimi të shtyhet për nesër në mëngjes. Ne u pajtuam më këtë çështje, por theksuam se krahas axhendës që do të kemi për katër çështjet e përcaktuara më parë, duhet të shihet edhe çështja e zbatimit në praktikë të marrëveshjeve të arritura më parë”, deklaroi mbrëmë zonja Tahiri. Kosovapress/NOA

KOMENTE