Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liberalizimi, mëlmesa që e bën të shijshëm izolimin
English

Liberalizimi, mëlmesa që e bën të shijshëm izolimin

Pavarësisht se zyrtarë të lartë të BE-së kanë deklaruar se 5 vendet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën nuk do ta pengojnë liberalizimin – në praktikë, kur të bëhet liberalizimi e nëse këto vende vazhdojnë të mos na njohin – a do të votojnë pozitivisht, e nëse jo, a do të kemi liberalizim të gjymtë? Nga Puhie Demaku Çdo ditë na flasin për të ardhmen tonë evropiane. Çdo ditë na e “konfirmojnë”, pa afat të caktuar. Kosova nuk ka marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, kjo nuk është risi. Por, është fat i mirë që Bashkimi Evropian “na është grindur pranë” për shumëçka që nga paslufta. Përveç fondeve të shumta që kemi përfituar nga BE-ja për rindërtimin e Kosovës, udhëheqësve në Kosovë iu është pasuruar fjalori me terminologjinë e Bashkimit Evropian. Kjo terminologji i shërben në mënyrë perfide një procesi pozitiv reciprok: sa më të mëdha dështimet e Qeverisë në proceset e shtetndërtimit, aq më të fuqishme deklaratat e integrimit dhe të liberalizimit, e për pasojë aq më i largët vet integrimi dhe liberalizimi. Pavarësisht se integrimi në BE dhe liberalizimi janë dy procese të ndara nga njëra-tjera, ato kombinohen bukur në retorikën boshe të pushtetarëve që këtë mëlmesë e përdorin për t’ia bërë popullit më të shijshëm izolimin dhe më të pranueshëm dështimin e shtetndërtimit. E për ne, ç’pamje ka liberalizimi? Një e ardhme e bukur në Kosovë me mundësi udhëtimi apo një ikje e shpejtë nga Kosova pa dëshirë kthimi? Udhëheqësit e Kosovës e kanë gojën përplot me ligjërim mbi liberalizim e vizave dhe deklarativisht ata ia kanë mësyer të ballafaqohen me vetiniciativë me sfidat me të cilat karakterizohen reformat. Në realitet, puna e institucioneve të Kosovës lë shumë për të dëshiruar. Para së gjithash, kemi mungesën e vullnetit politik që vie si pasojë e frikës së humbjeve të poenëve politikë për shkak të reformave që duhet ndërmarrë e që, siç është dëshmuar nga vendet fqinje, janë procese jo fort të këndshme e shpeshherë edhe të dhimbshme, frytet e të cilave nuk vilen menjëherë. Nga dëshira e flaktë për të mbuluar çdo dështim e për të zhvendosur fokusin në liberalizim, Qeveria e Kosovës ka hartuar edhe Planin e Veprimit për Liberalizimin e Vizave dhe ka miratuar edhe Strategjinë e Riatdhesimit dhe Riintegrimit (kur dihet që p.sh. Shqipëria as që e ka pasur këtë strategji kur e ka marrë Udhërrëfyesin). Por, ja që sfidat nuk janë vetëm në letër. Udhërrëfyesi për viza kërkon adresimin e çështjeve si: siguria e dokumenteve, migrimi ilegal, rendi publik dhe siguria dhe marrëdhëniet e jashtme dhe të drejtat fondamentale. Kur bëhet fjalë për dokumentet nuk është fjala vetëm për pasaporta biometrike. Është fjala për një dokument shtetësie që ta kanë njohur vendet anëtare të BE-së. Ky nuk është rasti me Kosovën, ngase 5 vende anëtare nuk e njohin Kosovën dhe as dokumentet e saj të udhëtimit. Pavarësisht se zyrtarë të lartë të BE-së kanë deklaruar se 5 vendet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën nuk do ta pengojnë liberalizimin – në praktikë, kur të bëhet liberalizimi e nëse këto vende vazhdojnë të mos na njohin – a do të votojnë pozitivisht, e nëse jo, a do të kemi liberalizim të gjymtë? Le t’i trajtojmë dy nga çështjet elementare: sundimin e ligjit dhe migracionin. Dihet që të gjitha kriteret e parapara për liberalizim futen pikërisht nën ombrellën e sundimit të ligjit. Çdo raport që bën matjen e sundimit të ligjit konstaton se Kosova qëndron jashtëzakonisht keq në këtë fushë, e për më tepër, progresi varion nga shkalla e jo-ekzistencës deri në “pak progres”. Në ënën tjetër, kur jemi te migracioni, ne pa dyshim që kemi problem serioz me kufijtë. Kufijtë e Kosovës ruhen nga KFOR-i dhe EULEX-i. Njëherësh, kemi probleme serioze me demarkacionin. Demarkacioni me Maqedoninë doli të jetë defektoz, madje as që pranohet nga OKB-ja sepse nuk jemi vend anëtar. Demarkacioni me Malin e Zi është po aq i komplikuar – ditë më parë në Rugovë u protestua pikërisht lidhur me këtë çështje. E, sa i përket demarkacionit me Serbinë ka një pyetje themelore: cili demarkacion kur Serbia na mban në Kushtetutën e vet si pjesë të saj e Qeveria jonë futet në dialog me Serbinë vetëm për të dëshmuar që sovraniteti dhe shtetësia e këtij vendi nuk na qenkan aq solide sa e trumpetuan?! Për pasojë, me këta kufinjë, si mund të garantojmë ne se do të zvoglojmë rrezikun e migrimit të paligjshëm, apo të reduktojmë kontrabandën? Me shumë probleme e pak vullnet për të gjetur zgjidhje – kështu na rezulton prekja e sipërfaqshme e kritereve të liberalizimit që konfirmohet nga vet fakti se Kosova është në “Listën e Zezë” të Komisionit Evropian. Se Kosova i ka punët keq, këtë nuk e fshehim as në dokumentet zyrtare. Në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve fjalpërfjalëshëm thuhet: “Kosova konsiderohet të ketë shkallën më të lartë të papunësisë dhe varfërisë në regjion. Ndër veçoritë brengosësh të tregut të punës në Kosovë vlerësohet të jetë papunësia e lartë rreth 43% . Sipas raportit të fundit të vitit 2008 të Bankës Botërore vlerësohet se rreth 45% të popullsisë jetojnë në varfëri, prej tyre 15% në varfëri të skajshme.” Në vitin 2010 kur Qeveria e Kosovës rrihte këmbanën e “sukseseve” të saj, hiç më pak se 14. 000 shtetas kosovarë janë paraqitur në Evropë si azil-kërkues, ndërsa po të njëjtin vit, nga Afganistani, që është zonë e luftës, kishin ikur 20.000 njerëz. E këtu, “shkallën e suksesit” më së miri e ka përkufizuar ish-kryeministri britanik, Tony Blair, që dikur pat thënë: “Mënyra më e thjeshtë për të matur një shtet është duke parë se sa njerëz duan të futen në të e jo sa duan të ikin”. Liberalizimi, në këtë gjellën e quajtur Kosovë, ku i kanë futur duart gastronomë të ndryshëm, është vetëm një mëlmesë që na e bën më të shijshëm izolimin dhe më të dëshiruar largimin. * Autorja është anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje!

KOMENTE