Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NATO: Situata në veri ti kthehet normalitetit, mbështesim EULEX
English

NATO: Situata në veri ti kthehet normalitetit, mbështesim EULEX

E mërkurë, 28 shtator 2011, NOA- Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë që NATO të reagojë duke shprehur mbështetjen e saj për operacionet e EULEX-it për të vendosur në veri të Kosovës sundimin e ligjit. Nëpërmjet zëdhënësit Ike Skelton, NATO shprehet se, “Disa ekstremistë serbë tentuan të provokojnë dhunë, por incidenti është zgjidhur dhe situata është e tensionuar por e qetë. NATO pranon të drejtën për protesta të qeta e të ligjshme, si dhe demonstratat, por ngadalësimi apo pengimi i trafikut përmes barrikadave dëmton pronarët e dyqaneve, konsumatorët dhe krijon situatë të rrezikshme që kërkon shërbime emergjente”, ka thënë zëdhënësi Ike Skelton. Deklarata e bërë në emër të Komandës së Bashkuar të Forcave të NATO-s në Napoli ku thuhet se, kur protestat kthehen në dhunë dhe liria e lëvizjes pengohet, NATO duhet të reagojë, duke shtuar se liria e lëvizjes duhet të riinstalohet dhe barrikadat duhet vullnetarisht të hiqen, për të mirën e të gjithë njerëzve. a.y/NOA

KOMENTE