Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti flet për afro 60 video-përgjime: Kam frikë t’i publikoj, këtu të vrasin!!
English

Prifti flet për afro 60 video-përgjime: Kam frikë t’i publikoj, këtu të vrasin!!

Tiranë, 28 shtator 2011, NOA – “Kam rreth 60 video-përgjime të tjera, por kam frikë t’i publikoj se më vrasin”. Këtë deklaratë e bëri mbrëmjen e të martës, ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”. Duke folur për këtë hobi të tij por jo vetëm, ish-ministri deklaroi se numri i video-përgjimeve të tij po i afrohet numrit 62 të videove që kishte bërë ish-Presidenti amerikan Nikson gjatë takimeve në zyrën e tij. “Janë shumë video. Janë regjistrime që kam bërë me familjen e Metës, njerëz të tjerë që vinin më takonin, ka shumë emra të njohur që vinin më kërkonin favore, gjëra të jashtëligjshme, bënin oferta të jashtëligjshme, janë të gjitha pjesë e një historie të frikshme që u zhvillua gjatë kohës që isha në qeveri”, bëri me dije Prifti. Ai rrëfeu se videot nuk ndodhen në Shqipëri, por janë të ruajtura në dy vende jashtë Shqipërisë. I pyetur nëse do t’i publikonte një ditë këto video-regjistrime, ish-ministri deklaroi se në Shqipëri nuk funksionon sistemi andaj nuk ia vlen të rrezikojë familjen e tij. “Në Shqipëri nuk është koha të bësh këtë lloj lufte, dhe jetosh me frikën për lloj-lloj gjërash që mund të ndodhin. Derisa në Shqipëri nuk ka sistem që të çojë deri në fund hetimin, të dënojë krimin, nuk ia vlen. Këtu të vrasin!.”, theksoi Prifti. Dritan Prifti nënvizoi gjithashtu se katër nga këto video, madje ato më pikantet ia ka çuar për t’i parë në kohën kur ishte ministër i kabinetit, edhe vetë kryeministrit, që sipas Priftit refuzoi të merrej me këtë çështje. “Kur e kupton që kryeministri nuk do të merret me këtë punë për një arsye apo për një tjetër, unë nuk jam Superman ta bëj i vetëm një luftë. Unë jam Dritan Prifti vetëm deputet i asnjë partie, jam duke e bërë këtë luftë vetëm, nuk mundem ta vazhdoj dot vetëm”, tha Prifti, duke bërë me dije se atij i kanë hequr edhe oficerët që e mbronin mbi një vendim të Prokurorisë për mbrojtjen e dëshmitarëve kyç në hetim. Gjatë intervistës ish-ministri, Prifti, deklaroi prokuroria ka nxjerrë në dritë këto ditë një video-përgjim të tretë. mit/NOA

KOMENTE